Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 23-vjeçar që në gjendje të dehur i ka ikur policisë.
Sipas njoftimit, i dyshuari sapo ka vërejtur veturën e policisë është future në një rrugice. Patrulla policore ka sinjalizuar me drite rrotative që i njëjti të ndalon, por ai ka rritur shpejtuesin duke mos përfillur urdhrat e ligjshëm të policisë.
Tutje thuhet se i dyshuari në ikje e sipër ka aksidentuar një automjet të parkuar dhe me një shpejtësi të madhe ka humbur nga dukshmëria e patrullës policore.
Zyrtaret patrullues kanë vazhduar me kërkimin e veturës në fjale dhe kane ndaluar, i njëjti posa ka vërejt veturën e policisë ka zbritur nga vetura dhe ka filluar te vrapoi në këmbë në drejtim të stacionit të trenit.
Ndaj të dyshuarit procedohet lënda për ngasje në gjendje të dehur.
“Nga sistemi i te dhënave për personave vërtetohet se ai ka një te kaluar kriminale si i dyshuar per rastet vjedhje grabitqare, dhune ne familje, sulm, kanosje posedim i substancave narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.