Ad image

Policia në aksion, arrestohen 9 persona në Shtërpcë

Jeton Sopa
Jeton Sopa 20:33 -04/06/2022

Ekipe të policisë të stacionit në Shtërpcë, të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të disa informacioneve, sot kanë realizuar një aksion, sipas planit operativ ” Mbrojta e pyjeve 2022″ në pjesën e Parkut Nacional ” Sharri “, në fshatin Berevce të Shtërpcës, transmeton KosovaNws

Ekipe të policisë të stacionit në Shtërpcë, të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH), nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të disa informacioneve, sot kanë realizuar një aksion, sipas planit operativ ” Mbrojta e pyjeve 2022″ në pjesën e Parkut Nacional ” Sharri “, në fshatin Berevce të Shtërpcës.

Sipas Policisw, në këtë aksion kanë marr pjesë edhe zyrtarët e Parkut Nacional ” Sharri”.

“Në kuadër të këtij askioni janë arrestuar 9 persona , të cilët janë shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , 3 personat me inicialet L.N ( M/K) i moshës 20 vjeçar , A.A (M/K) i moshës 33 vjeçar dhe S.A (M/K) i moshës 35 vjeçar, janë ndaluar për 48 orë, ndërsa 6 personat tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. Ndërkaq, si prova materiale janë konfiskuar 5 traktor , disa motorsharra dhe sasi e drunjëve. Rasti është cilësuar ” Vjedhje e pyjeve”, thuhet nw njoftim.

Shpërndaje