Ad image

Policia jep detaje për vdekjen e 50 vjeçarit në Prishtinë, nipit të Adem Grabovcit

Kosova News
Kosova News 11:01 -03/06/2022

Një person është gjetur pa shenja jete të enjten rreth orës 12:00 në një veturë në lagjen “Emshir”, në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se afër trupit të pa jetë është gjetur një armë zjarri me 12 fishekë, 1 gëzhojë të kalibrit 9 mm dhe dyshohet për vetëvrasje.

“Lagjja Emshir, Prishtinë 02.06.2022. Raportohet se është gjetur në një veturë një person mashkull kosovar i gjakosur dhe pa shenja jete, dyshohet që i njëjti ka bërë vetëvrasje. Afër trupit të pa jetë është gjetur një armë zjarri me 12 fishekë, 1 gëzhoje te kalibrit 9 mm”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti nën hetime.

I ndjeri ishte nipi i ish deputetit të Kosovës, Adem Grabovci.

Ish-deputeti i PDK, të enjten ka reaguar pas vdekjes së nipit të tij, i cili u gjet pa shenja jete.

Përmes një shkrimi në Facebook, Grabovci ka thënë se jeta i ka dhënë goditjen më të rëndë.

“Të dashur miq, shokë e dashamirë, jeta më përballi me goditje e stuhi të njëpasnjëshme. Sot, më dha më të rëndën! As burgjet, me të gjitha të hekat e saj, as rënia e Dinës (vëllait) dëshmor, e as asnjë sfidë jetësore nuk më rrëzoi më fortë”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Shpërndaje