Policia e Kosovës pritet sot të merr një donacion me kamera, të cilat pjesëtarët e saj do t’i mbajnë në trup, mbi uniformë.
Në një njoftim për media thuhet se Policia e Kosovës do të organizojë konferencë për media, e cila i dedikohet pranim-dorëzimit të donacionit për kamerat e trupit të policëve, i cili është projekt i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Kujtojmë se për pajisje me këtë teknologji Policia e Kosovës vitin e kaluar ka shpallur tender, ndërsa në fillim të muajit korrik të këtij viti ka nisur fazën testuese të përdorimit të kamerave të trupit nga njësia për kontroll të autostradave.



