Policia e Kosovës e ka ndaluar Danilon, djalin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që në festën e Vidovdanit, e mbajtur në Graçanicë të mërkurën, u shfaq me një bluzë me mbishkrimin “dorëzimi nuk është opsion”.
Ai u ndalua në dalje të autostradës, në fshatin Trudë.
Danilo Vuçiq pas liturgjisë ishte parë duke lëvizur nëpër qytezën e Graçanicës, i shoqëruar nga një grup serbësh dhe nga pjesëtarë të sigurimit.



