Persona të maskuar kanë demoluar një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, gjegjësisht te pjesa e njohur si te “Kinemaja”.
Kështu ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës, që shtoi se njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Në koordinim me prokurorin e shtetit kanë filluar hetime për ndriçimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
“Sot rreth orës 21:30, kemi pranuar informatën për demolimin e një lokali në rrugën “Rexhep Luci”, në Prishtinë. Menjëherë njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisë një hetim për ndriçimin e plotë të kësaj ngjarje”, thuhet ndër tjerash në përgjigjen e policisë.