KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, gjithçka gati për nesër – reciprocitet
Politikë

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, gjithçka gati për nesër – reciprocitet

Kosova News
Kosova News 11:56 -31/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Tashmë ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ku është diskutuar për gjendjen aktuale dhe bashkërendimin e aktiviteteve ndërinstitucionale lidhur me zbatimin e reciprocitetit për letërnjoftime me Serbinë dhe fillimin e regjistrimit me targa RKS për automjetet me targa të lëshuara nga Serbia.

Përgatitjet e institucioneve për reciprocitet ndaj Serbisë e kanë shtyrë kryeministrin Albin Kurti që sot ta mbledh Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës,Albin Kurti, ka mbajtur takimin e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, për të diskutuar rreth gjendjes së sigurisë në vend dhe për t’i bashkërenduar aktivitetet ndër-institucionale në funksion të zbatimit të ligjshmërisë dhe të sundimit të ligjit në tërë Republikën e Kosovës”, njofton Zyra e Kryeministrisë (ZKM).

Nesër, më 1 gusht 2022, hyn në fuqi zbatimi i vendimit të Qeverisë i datës 29 qershor, për fillimin e konvertimit të targave në ato zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe për kalimin kufitar me fletë-deklarime të përkohshme që zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia, sikurse që shtyhet afati për mbulimin e simboleve dhe emërtimeve shtetërore serbe, për automjetet që hyjnë në territorin tonë.

“Institucionet tona kanë zhvilluar tashmë të gjitha procedurat teknike dhe administrative për zbatimin e këtyre vendimeve, dhe në këtë drejtim i sigurojmë qytetarët tanë që mundësimi i zëvendësimit të targave ilegale, sikurse edhe kalimi i qytetarëve në pikë-kalimet kufitare do të procedohen në mënyrë të shpejtë, pa pengesa dhe në kohë të shpejt reale”, thuhet nga ZKM

Tutje theksohet se vendimi i Qeverisë së Kosovës është në funksion të sigurisë, vendosjes së rendit publik dhe ligjshmërisë e sundimit të ligjit.

“Prandaj institucionet e Republikës së Kosovës qëndrojnë të përkushtuara e të bashkuara që t’i përgjigjen çdo situate të sigurisë, çdoherë në bashkërendim dhe bashkëpunim të ngushtë edhe me partnerët tanë strategjik”, është thënë në njoftimin e ZKM, pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

Kryeministri Albin Kurti, përmes një video-mesazhi në gjuhën serbe, tha dje se vendimi i 29 qershorit i Qeverisë së Kosovës, nuk duhet të shihet ndryshe përmes si “përgjigje ndaj shkeljeve të të drejtave, të drejtave tuaj, si nënshtetas të Republikës së Kosovës”.

“Kjo që po fillojmë ne tani më 1 gusht, Serbia ka filluar ta zbatojë para 11 vjetësh. Ne do të jemi në dispozicion duke dëshmuar që çdo veprim i yni është vetëm respektimi i ligjit i cili si i tillë, trajton secilin dhe të gjithë njësoj”, tha Kurti.

Qeveria e Kosovës më herët ka njoftuar se dokumenti për hyrje-dalje do të lëshohet në të gjitha pikatkalimet tokësore dhe ajrore dhe do të jetë i vlefshëm për 90 ditë, ashtu sikurse dokumenti që autoritetet serbe lëshojnë për shtetasit e Kosovës kur të hyjnë në Serbi.

Me këtë dokument do të pajisen edhe personat nën 16 vjeç që nuk kanë dokument identifikimi, por që duhet të kenë certifikatë të lindjes.

Ndërkaq, sa i përket riregjistirmit të makinave, të gjithë pronarët e makinave me targa me emrat e qyteteve të Kosovës, që lëshohen nga Serbia, mund t’i regjistrojnë me RKS (Republika e Kosovës). Targat me akronime të qyteteve të Kosovës konsiderohen të paligjshme në Kosovë.

Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, kanë arritur një marrëveshje për këtë çështje, por e njëjta nuk është zbatuar asnjëherë në përpikëri./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro

Kurti bëri homazhe në nder të Xhevdet Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij

Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve

U takua me Marko Gjuriqin, Spahiu: Kemi më shumë se 10 vite që njihemi – diskutuam për dialogun Kosovë-Serbi

Themelimi i Ministrisë së Turizmit në Kosovë, nevojë e domosdoshme

Kosova News 31/07/2022 31/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Apeli liron nga akuza nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro
15:50 -18/05/2025
Izraeli akuzohet për “spastrim etnik” pas më shumë se 140 të vrarëve në Gaza në 24 orë
15:16 -18/05/2025
Kurti bëri homazhe në nder të Xhevdet Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij
14:36 -18/05/2025
Dafina Zeqiri reagon pas renditjes së Shqipërisë: Politika e Eurovisionit ta ngrit shtypjen
13:43 -18/05/2025
Trupi i liderit të Hamasit është gjetur në tunelin e Gazës – jepen disa detaje, edhe pse ende të pakonfirmuara
13:21 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?