Pas 26 minutave, ka përfunduar protesta e veteranëve, ku pati mesazhe politike kundër Qeverisë së Kosovës. Protesta ishte paqësore, dhe nuk pati asnjë incident.
Veteranët kanë kërcënuar me protesta të vazhdueshme nëse dekretohet Ligji për pagën minimale.
Në këtë protestë, u kërkua që veteranët e luftës, të trajtohen me dinjitet.
Përveç organizatave të veteranëve të luftës, këtë protestë e përkrahën edhe disa parti politike, si PDK, AAK, PSD e kështu me radhë.
Ata që morën fjalën kërkuan që Lëvizja Vetëvendosje të mos votohet më, teksa kryeministrin Albin Kurti e quajtën mashtrues.
Arsyeja e thirrjes së protestës, është kundërshtimi i miratimit të Ligjit të Pagave, të enjten në Kuvendin e Kosoës, që i lë ata jashtë, rritjes së benificionit.
Po ashtu, një nga arsyet është edhe audio-incizimi, i Mimoza Kusari – Lilës dhe Slavko Simiqit, ku dëgjohet Kusari duke folur për veteranët dhe për listat e tyre.