KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përfundon aksioni “Brezovica”, ende nuk dihet sa autosallone, shtëpi e lokale janë bastisur
Siguri

Përfundon aksioni “Brezovica”, ende nuk dihet sa autosallone, shtëpi e lokale janë bastisur

Kosova News
Kosova News 12:23 -02/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës sot janë aktivizuar qysh në orët e para të mëngjesit.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt si dhe Administratën Tatimore të Kosovës kanë zbarkuar në disa lokacione.

Të njëjtit janë duke realizuar një operacion të gjerë, në kuadër të vazhdimit të aksionit të njohur tashmë për publikun si “Brezovica”.

Zyrtarët policorë kanë nisur bastisjet e shumta që në orët e para të mëngjesit.

Në një deklaratë për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar aksionin derisa ka theksuar se i njëjti po zhvillohet në disa lokacione si: Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë dhe Gjilan.

“Operacioni policor ka të bëjë me hetimet dhe luftën kundër fenomenit të fajdeve, ku për informacione dhe detaje shtesë do të njoftoheni pas operacionit policor”, tha Kelani.

Rasim Maloku, prokuror i rastit, ka deklaruar se aksioni në fjalë tashmë ka përfunduar.

“Operacioni ka përfunduar”, ka thënë shkurt Maloku.

Gjithashtu ai theksoi se ende nuk kanë informacione të zgjeruara nga raportet policore në lidhje me bastisjes e kryera.

Sipas tij ende nuk dihet numri i autosalloneve të cilat janë kontrolluar.

Në një njoftim për media të bërë mëngjesin e sotëm, Prokuroria Themelore në Ferizja ka njoftuar se aksioni po realizohej në disa autosallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse, nën dyshimin për veprën e njohur si “Fajde”.

“Sot, është duke e realizuar  një aksion i cili ka rrjedh në kuadër të hetimeve lidhur me rastin “Brezovica”, ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur disa autosallone, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrrisë dhe Lipjanit, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja” nga neni 331 par.3 lidhur me par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 par.1 lidhur me par 3 të KPRK-së dhe “Detyrimi” nga neni 328 par.2 të KPRK-së”.

Duhet përkujtuar që rasti “Brezovica” është mjaftë i njohur për publikun e gjerë. Në kuadër të kësaj , Policia e Kosovës prej shumë muajsh ka zhvilluar aksione të njëpasnjëshme në disa zona të vendit.

Padyshim se zonat më të prekura ishin ato përreth Brezovicës, ku villave të shumta veçse u janë bllokuar hyrjet.

Hetimet në lidhje me rastin “Brezovica” janë duke vazhduar, nën dyshime për keqpërdorime të shumta të cilat janë bërë në përfitim të personave të ndryshëm.

Detaje nga aksioni policor për rastin “Brezovica” dhe fajde në disa komuna – bastisje në autosallone, shtëpi e lokale

Gjithashtu lexoni:

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Mërgimtari humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua në Milano

Kosova News 02/03/2023 02/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën
20:47 -25/07/2026
Mbyt qenin me veturë në Ulqin dhe tenton të arratiset, arrestohet në kufi
20:26 -25/07/2026
Krasniqi: Pres që aktgjykimi ta dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
20:01 -25/07/2026
Alarm për sulm iranian me raketë ndaj Trumpit, presidenti u largua nga Turqia me Air Force One-in e vjetër
19:38 -25/07/2026
Rënia e temperaturave, nesër pa kufizime për automjetet mbi 20 tonë
19:14 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?