KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pamje Ekskluzive- vilat luksoze që iu sekuestruan vëllezërve të ish-presidentit Thaçi dhe deputetit Enver Hoxhaj
Siguri

Pamje Ekskluzive- vilat luksoze që iu sekuestruan vëllezërve të ish-presidentit Thaçi dhe deputetit Enver Hoxhaj

Jeton Sopa
Jeton Sopa 14:47 -24/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë këtij muaji Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt, zhvilloi një aksion të madh të sekuestrimit afër 100 vilave luksoze në Brezovicë.

Ndër politikanët që u janë sekuestruar vilat figurojnë është edhe  deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, e ngjitur me vilën e deputetit Hoxhaj është edhe resorti i familjes së ish-Presidentit Hashim Thaçi ku vilat e Nazmi dhe Blerim Thaçit vëllezërit e ish-presidentit,  gjithashtu janë sekuestruar me urdhër të prokurorisë.

KosovaNews gjatë ditës së shtunë  ka qëndruar në Brezovicë, ku ka filmuar resortin  luksoz të familjes Thaçi të ndërtuar jashtëligjshëm në këtë vend turistik.

Në fotografinë e mëposhtme, shihen vilat luksoze të familjes së ish-Presidentit Hashim Thaçi, të ndërtuara në këtë zonë turistike, ku ndërtimi është i ndaluar.

Këto villa të sekuestruara, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, rezulton se janë ndërtuar në Zonën e II-të në Parkun Kombëtar “Sharri” – Zona e Brezovicës, në të cilën ndalohet ndërtimi me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri”.

Vilat luksoze të familjes së ish-Presidentit Hashim Thaçi, të ndërtuara në këtë zonë turistike, ku ndërtimi është i ndaluar.

Në fotografinë e mëposhtme, shihet vila luksoze e deputetit të PDK-së Enver Hoxhaj që iu sekuestrua gjatë ditës së djeshme:

Vila e sekuestruar e deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj

Deputeti Enver Hoxhaj, vilen luksoze të ndërtuar në zonën e ndaluar , e ka të  deklaruar edhe në Agjencinë Kundër Korrupsionit ku  pronën prej më se 20 ari e ka deklaruar në vlerë prej 95 mijë euro ndërsa ndërtimin e shtëpisë malore 111 mijë euro. Gjithsej vlera e pronës dhe ndërtimit është 206.956 euro.

Vila e sekuestruar e deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj

Sipas dokumenteve zyrtare të Prokurorisë Themelore në Ferizaj të dorëzuara në Gjykatë, thuhet se sipas ligjit, Zona e II-të e këtij Parku karakterizohet me ekosisteme, vlera peisazhore dhe vlera tjera të natyrës, ku mund të ushtrohet eko-turizmi, bujqësia tradicionale dhe veprimtari, të cilat nuk janë në kundërshtim me qëllimet e Parkut, kurse është e ndaluar ndërtimi i çfarëdo objekti për banim.

Pamjet e dronit tregojnë shkatërrimin masiv që i është bërë zonës turistike të Brezovicës për vite të tëra.

Në këtë listë janë tre gjykatës të Ferizajt, të cilët janë gjykatës nga të tria niveleve të gjyqësorit. Të tretë fillimisht kanë blerë parcela në vitin 2016, ndërsa në vitet e fundit kanë ndërtuar villa. Fjala është për Mustafë Tahirin, Kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Bashkim Hysenin ish-Kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj, aktualisht gjykatës në Gjykatën e Apelit,  si dhe Agim Maliqi, ish-gjykatës i Gjykatës Themelore në Ferizaj, aktualisht gjykatës në Gjykatën Supreme. Të tre këta gjykatës, pronat i kanë blerë bashkë në vitin 2016, në sipërfaqe 2.84 ari, respektivisht 2.4 ari me një çmim prej 6 mijë euro secili./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Një qytetar nga Hani Elezit dorëzon në polici një portofol të gjetur me dokumente dhe para

Aksident i rëndë në Krushë të Madhe, përfshihen një veturë dhe një kamion

U vazhdohet paraburgimi Thaçit, Smakajt, Kilajt e Fazliut

Zyrtari i dytë policor dëshmon për rastin e Banjskës

Kurti në Mitrovicë, takim të zakonshëm me Bedri Hamzën – VIDEO

TAGGED: Brezovica, Hashim Thaçi, Ndërtimi pa leje, Operacioni Brezovica, PDK, Vëllezërit Thaçi
Jeton Sopa 25/10/2022 24/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Adoleshenti në Connecticut kapet duke vozitur me 212 km/h për të arritur në intervistë pune – përfundoi në polici
15:28 -09/06/2025
E vlerësoi atmosferën në “Air Albania” sa ishte në Tiranë – si i ndryshoi deklaratat përzgjedhësi i Serbisë, Stojkovic, pasi shkoi në Beograd
15:25 -09/06/2025
Publikohet Lineupi i Beerfest Kosova 2025
15:22 -09/06/2025
Përditësimet e vlerave të futbollistëve, Lamine Yamal bëhet lojtari më i shtrenjtë në botë
15:18 -09/06/2025
Një qytetar nga Hani Elezit dorëzon në polici një portofol të gjetur me dokumente dhe para
15:15 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?