KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një muaj paraburgim ndaj pesë të akuzuarve për dallavere me ndihmat e skamnorëve në Prizren
Siguri

Një muaj paraburgim ndaj pesë të akuzuarve për dallavere me ndihmat e skamnorëve në Prizren

Kosova News
Kosova News 11:24 -27/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar të mërkurën masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 25.07.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 24.08.2022, ndaj të pandehurve C.C., I.R., A.I., R.D., dhe Sh.A., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoriteti” dhe “falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Një biznesmen i ndërtimeve dhe katër zyrtarë komunalë të Prizrenit janë arrestuar të hënën me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren. Ata dyshohen për shpërdorim të detyrës zyrtare përmes një kontrate të prokurimit publik të emërtuar: “Furnizimi me material ndërtimor për rindërtimin e shtëpive të familjeve skamnore dhe rasteve sociale të komuniteteve minoritare në Komunën e Prizrenit”.

Sipas vendimit të sotëm të Gjykatës, të pandehurit si persona zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalojnë kompetencat e tyre ose nuk i përmbushin detyrat zyrtare të tyre me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetrin apo që t’u shkaktojnë dëm personave tjerë.

Ata vlerësohet se i shkaktuan mbi 13 mijë euro dëm buxhetit të Komunës.

“Nga fillimi i muajit dhjetor 2021 e deri me datë 25.07.2022, i pandehuri C.C., ish-Koordinator në Zyrën për Komunitet dhe Kthim në Komunën e Prizrenit, e pandehura I.R., Menaxhere e Zyrës për Komunitet dhe Kthime në Komunën e Prizrenit, i pandehuri A.I., Zyrtar për të drejtat dhe integrimin e komuniteteve në Komunën e Prizrenit, i pandehuri R.D., Zyrtar për të drejtat dhe integrimin e komuniteteve në Komunën e Prizrenit dhe i pandehuri Sh.A., Drejtor i Ndërmarrjes “B-A.” Sh.P.K, me seli në fshatin Zhur-Komuna e Prizrenit, bazuar në tenderin e shpallur nga Autoriteti Kontraktues – Komuna e Prizrenit, “Furnizimi me material ndërtimor për rindërtimin e shtëpive të familjeve skamnore dhe rasteve sociale të komuniteteve minoritare në Komunën e Prizrenit”, përfituesve për furnizim me material ndërtimor-të dëmtuarve B.R., A.K., L.U., etj, nuk ua dorëzojnë në tërësi materialin ndërtimor ashtu siç ka qenë e paraparë në bazë të tenderit, me ç ’rast buxhetit të Komunës së Prizrenit i është shkaktuar dëm material në shumë prej 13,283.00 Euro”, thuhet në vendimin e Themelores në Prizren.

Më pas, në dokumentin zyrtar të pandehurit shënojnë të dhëna të rreme, ose nuk i shënojnë të dhënat e duhura, apo me nënshkrimin e tyre ose me vulën zyrtare vërtetojnë dokumentin zyrtar, regjistrin apo shkresën zyrtare e cila përmban të dhëna të rreme, në atë mënyrë që në periudhën kohore të lartcekur, me rastin e dorëzimit të materialit ndërtimor për përfituesit B.D., A.K., B.R., dhe L.U., nënshkruajnë në emër të tyre, edhe pse në fakt përfituesit nuk e kanë pranuar në tërësi ose fare materialin ndërtimor, sipas Gjykatës.

Këta janë zyrtarët dhe biznesmeni nga Prizreni që përfunduan në pranga për dallavere me ndihmat e skamnorëve

Gjithashtu lexoni:

​Kuçi: Në veri po zhvillohet luftë hibride për të dobësuar institucionet e Kosovë

Gjakovarja trillon vjedhjen e targave, e vërteta del krejt ndryshe

“Rrezik tensionesh etnike”, BE kritikon aksionet në veri

Aksident me fatalitet në Prizren – humb jetën një 19 vjeçare

Austria fiton Eurovision 2025 – Shqipëria shkëlqen në top 10

Kosova News 27/07/2022 27/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Rumunët votojnë në balotazhin presidencial “që mund të zgjerojë përçarjet në BE”
10:24 -18/05/2025
​Kuçi: Në veri po zhvillohet luftë hibride për të dobësuar institucionet e Kosovë
10:18 -18/05/2025
Gjakovarja trillon vjedhjen e targave, e vërteta del krejt ndryshe
10:10 -18/05/2025
“Rrezik tensionesh etnike”, BE kritikon aksionet në veri
09:57 -18/05/2025
Aksident me fatalitet në Prizren – humb jetën një 19 vjeçare
09:46 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?