Pas vlerësimit të dhënë nga Komisioni i Venecias Projektligji i Byrosë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, tashmë ka kaluar edhe në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.
Me aprovimin e amendamenteve, deputetët me 66 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, e kanë miratuar Ligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.