KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Gërvalla për policët e kidnapuar: Nuk po ushqehen në mënyrën e duhur
Politikë

Ministrja Gërvalla për policët e kidnapuar: Nuk po ushqehen në mënyrën e duhur

KosovaNewss
KosovaNewss 16:23 -20/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka dhënë detaje lidhur me vizitën e ambasadorit të Kosovës në Beograd, Jetish Jashari, te tre policët kosovarë të kidnapuar që po mbahen në paraburgim në Kralevë të Serbisë.

Gërvalla në konferencën e përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se policët e kidnapuar po mbahen nën akuzën “armëmbajtje pa leje”.

Sipas Gërvallës, Jashari është takuar me secilin prej tyre nga 15 minuta, teksa është informuar nga të tre se si ka ndodhur rrëmbimi i tyre derisa ishin duke ngrënë drekë.

“Sot ambasadori Jetish Jashari, drejtues i zyrës ndërlidhëse në Beograd, ka realizuar vizitën te policët e rrëmbyer. Vizita është realizuar në qendrën e paraburgimit në Kralevë ku ata po mbahen nën akuzën tashmë vetëm për armëmbajtje pa leje. Takimet janë mbajtur të ndara nga 15 minuta secili. Secili prej oficerëve policorë ka përshkruar ngjarjen që nga momenti i kapjes deri te dalja para gjyqtarit të procedurës paraprake. Më 14 qershor rreth orës 12:30, duke ngrënë drekën papritmas janë rrethuar nga rreth 15 persona të informuar që më vonë kanë rezultuar të jenë pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Serbisë dhe të armatosur që i kanë sulmuar dhe çarmatosur, e më pas me thes në kokë i kanë dërguar te makinat e tyre. Z.Sefa ka theksuar se disa nga këta pjesëtarë kanë shkrepur armët në ajër për të shkaktuar panik te zyrtarët policorë dhe për ta bërë më të vështirë rezistencën e tyre. Në momentin e kidnapimit tre policët kanë qenë duke ngrënë drekë. Pas kidnapimit ata janë dërguar fillimisht në Rashkë e më pas rreth një ore kanë ardhur forca të tjera dhe i kanë dërguar në Beograd”, ka thënë ajo.

Gërvalla ka shtuar se gjatë ndalimit 48-orësh, ata kanë bërë të ditur se nuk janë keqtrajtuar fizikisht, mirëpo nuk u është dhënë ushqim i mjaftueshëm.

“Gjatë kësaj periudhe 48-orëshe nuk janë keqtrajtuar fizikisht, por nuk i është dhënë ushqim i mjaftueshëm, pra nuk i është dhënë më shumë se një copë bukë. Ata tani janë të vendosur në dhoma të veçanta, tek e tek, dhe nuk kanë qasje as në televizion apo diçka tjetër. Z.Shemë Mustafa ka njoftuar se ende i mungojnë medikamentet bazike që i përdor rregullisht për gjendjen e tij shëndetësore dhe kjo po ia vështirëson gjendjen e tij në burg. Atyre u është thënë se do të mund të vizitohen nga familjarët e tyre të premten”, ka thënë ajo.

Kryeministri Kurti: Policët u rrëmbyen pranë tryezës ku po hanin bukë, 15 persona i kanë rrethuar e sulmuar

Gjithashtu lexoni:

Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve

Aktakuzë ndaj 6 personave për planifikim të vrasjes dhe krim të organizuar

Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë

Dogana zbulon rreth 13 mijë euro të padeklaruara

Arrestohet 23-vjeçari i kërkuar me tri urdhërarreste aktive në Han të Elezit

KosovaNewss 21/06/2023 20/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Jashanica humb penalltinë, Ballkani eliminohet nga garat evropiane
22:54 -30/07/2026
Sinani akuzon Serbinë për diskriminim të shqiptarëve gjatë konkurseve për punësim
22:10 -30/07/2026
Osmani uron Abdixhikun: Jo çdo fitore është e zakonshme
21:59 -30/07/2026
Abdixhiku rikonfirmohet kryetar i LDK-së, merr shumicën e votave të delegatëve
21:56 -30/07/2026
Muhaxheri jep detaje nga brenda sallës: Po votojnë delegatët e Mitrovicës, procesi duket demokratik
21:33 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?