KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mehaj: Synim e kemi anëtarësimin në NATO – Këtë vit kemi 840 ushtarë të rinj, në konkurs janë edhe 1000 tjerë
Siguri

Mehaj: Synim e kemi anëtarësimin në NATO – Këtë vit kemi 840 ushtarë të rinj, në konkurs janë edhe 1000 tjerë

Kosova News
Kosova News 10:53 -19/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot është duke raportuar para Komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës.

Ai gjatë raportimit të tij, ka thënë se synim i Ministrisë së Mbrojtjes është anëtarësimi i FSK-së në NATO, ndërsa ka folur edhe për idenë që në Kosovë të ketë shërbim të obligueshëm ushtarak.

“Si fillim është mirë të kemi ligjet, pastaj ‘Edukata për siguri”, është mirë që fëmijët të mësohen se sa shumë gjak është derdhur për lirinë e Kosovës dhe ne të kemi këtë ushtri. Çdo hap tjetër bëhet me partnerët dhe aleatët tanë që të arrijmë synimet tona që është anëtarësimi i Kosovës në NATO. Ne po punojmë koncepte me shtetet e tjera që kanë ushtrinë e obligueshme”, tha Mehaj, duke iu përgjigjur deputetit të VV-së, Enver Dugolli.

Sipas këtij të fundit, ka qenë premtim elektoral i VV-së, që Kosova të ketë shërbim të obligueshëm ushtarak.

Po ashtu, Mehaj para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka paraqitur objektivat e ministrisë për vitin 2022.

Ai ka thënë se buxheti i vitit 2022 ishte 102.3 milionë euro për ushtrinë, apo 35 % më e lartë se në vitin 2021.

“Më shumë buxhet i ndarë për Ministrinë e Mbrojtëse, do të thotë më shumë siguri për qytetarët tanë, më shumë investime për gratë dhe burrat e ushtrisë që bartin uniformën e ushtrisë së Republikës sonë”, tha ai.

Mehaj ka folur edhe për ndryshimet ligjore që janë bërë në fushën e mbrojtjes, duke përmendur edhe moshën për t’u bërë pjesë e FSK-së që është deri në 25 vjeç.

Ai vlerësoi se një problem tjetër është edhe lufta hibride që është, sipas tij, kërcënimi më i madh i çdo shteti.

Për këtë vit, Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), iu kanë shtuar 840 ushtarë të rinj. Sa i përket pjesëmarrjes së grave në FSK, ajo është rritur.

“Për momentin mbi 44 për qind është pjesëmarrja e grave, e nëse krahasohet me rajon jemi më mirë se të tjerët”, theksoi ai.

Mehaj bëri me dije se do të rekrutohen edhe 612 ushtarakë të rinj aktiv, kurse 388 rezervë.

Gjithashtu lexoni:

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri

Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet

Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas

Haliti: Limaj ka ambicie, por jo fuqi politike për kryetar të Kuvendit

Ushtarët e FSK-së konfirmojnë aftësitë profesionale në Kroaci

Kosova News 19/12/2022 19/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Task Forca Ajrore e KFOR-it, me komandant të ri
21:40 -06/06/2025
Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet
21:08 -06/06/2025
Sylvinho: Serbia ka ekip të fortë, por ne luajmë për fitore
21:05 -06/06/2025
Kosova mposht Armeninë me plot meritë në “Fadil Vokrri”
21:03 -06/06/2025
Gjenden armë dhe municion në shtëpinë e gjakovarit që dyshohej se ushtroi dhunë ndaj gruas
19:52 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?