Pas një pune hetimore dhe sigurimit të provave se merrte para të majme për futjen e drogës brenda burgut, është arrestuar gjatë ditës së sotme një epror i gardianëve në Burgun e Dubravës.
Arrestimin e tij e ka bërë Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike në rajonin e Pejës.
Sipas burimeve të KosovaNews, i prangosur është gardiani Shefqet Gashi, i cili punonte prej kohësh në këtë institucion.
Policia e Kosovës pas një hetimi të gjatë ka siguruar prova se mbikëqyrësi i lartë, pra Shefqet Gash, ka keqpërdorë pozitën zyrtare, duke marrë ryshfet për të futur mandej substanca narkotike brenda në institucionin ku ai punonte, pra në Burgun e Dubravës.
Burimet tregojnë se mbikëqyrësi i gardianëve kishte pranuar shuma parash deri në 1880 euro nga familjarët e të burgosurve në shkëmbim të futjes së drogës mandej brenda burgut.
Kujtojmë se kohën e fundit Drejtoria e Krimeve Ekonomike ka qenë mjaft aktive në goditjen e rasteve të korrupsionit dhe arrestimin e mjaft personave për shpërdorim të detyrës zyrtare në institucione të ndryshme të Kosovës.



