KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Grupet e dhunshme në veri përdorën granata dore që i sollën nga Serbia
Siguri

Kurti: Grupet e dhunshme në veri përdorën granata dore që i sollën nga Serbia

Kosova News
Kosova News 22:09 -07/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se, më 29 maj, grupet e dhunshme ekstremiste dhe kriminale në tri komunat veriore të Kosovës kanë përdorur granata dore dhe shok-bomba të prodhuara në Serbi, të cilat i sollën nga atje.

Kurti, në një postim në Twitter, ka thënë se me të njëjtat janë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policia e Kosovës dhe gazetarët që po raportonin për tensionet në veri.

“Grupet e dhunshme ekstremiste dhe kriminale në 3 komunat veriore më 29 maj përdorën granata dore SRB (Slavko Rudojić Bugojno) M75 dhe shok bomba RŠB (Ručna Šok Bomba) P98, të dyja të prodhuara dhe të sjella nga Serbia, duke plagosur dhjetëra ushtarë të NATO-s, policët e Kosovës dhe gazetarë”, ka shkruar Kurti.

Po hyjnë në javën e dytë protestat në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, ku protestuesit po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë në këto tri komuna.

Në protestat e dhunshme të 29 majit në Zveçan u lënduan 30 ushtarë të KFOR-it, gjersa u tha se në protestë kanë marr pjesë edhe persona dhe grupe kriminale.

Misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një komunikate drejtuar mediave ka bërë të ditur se 11 ushtarë ishin nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez.

Në këto protesta, në ditët e para të tyre të lënduar ishin edhe disa policë të Kosovës, gjersa në vazhdimësi janë penguar gazetarët në punën e tyre dhe janë dëmtuar veturat e mediave.

Gjithashtu lexoni:

Faton Peci: Albulena Haxhiu nuk është problem, LDK dje e tha se nuk votojmë kandidat të VV-së

Tentim vrasje në Viti

Policia jep detaje ku një punëtori i Pastrimit u godit nga vetura

Chopin Piano Fest hapet me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurti: një festival që lidh muzikën me diplomacinë kulturore

Aksident mes vetures dhe motoçiklistit në rrugën C në Prishtinë

Kosova News 07/06/2023 07/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
10° _ 10°
75%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
15 °C
Tue
13 °C

Lajmet e Fundit

Faton Peci: Albulena Haxhiu nuk është problem, LDK dje e tha se nuk votojmë kandidat të VV-së
09:51 -09/05/2025
Basha: Haxhiu përsëri kandidate, opozita është fut në rrugë pa krye
09:49 -09/05/2025
OEK i kërkon pezullimin e vendimit, kundërshtohet tregu i lirë energjetik
09:14 -09/05/2025
Tentim vrasje në Viti
09:11 -09/05/2025
Policia jep detaje ku një punëtori i Pastrimit u godit nga vetura
08:40 -09/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?