KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kthimi i targave ilegale në RKS, MPB jep detaje për afatet dhe procedurat e regjistrimit
Siguri

Kthimi i targave ilegale në RKS, MPB jep detaje për afatet dhe procedurat e regjistrimit

Kosova News
Kosova News 15:15 -31/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka dalë me një njoftim për qytetarët, lidhur me afatin e konvertimit të targave serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka shpalosur një plan për çështjen e targave që lëshohen nga Serbia, që do të zbatohet në disa faza.

MPB ka parashtruar afatet e parapara për konvertim, deri më 21 prill 2023, teksa ka prezantuar edhe procesin e shkallëzuar që është vendosur në mbledhjen e fundit të Qeverisë.

“Të nderuar qytetarë, ju do të keni mundësi të përfitoni nga lehtësirat për regjistrim të mjeteve nga targa ilegale në targa RKS deri me datë 31 mars 2023 duke përfshirë: taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të automjetit. Mjetet tuaja motorike mund t’i regjistroni në cilëndo qendër të regjistrimit, pavarësisht vendbanimit apo vendqëndrimit që kanë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Punëve të Brendshme:

Të nderuar qytetarë,

Në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve do të vazhdojë regjistrimi i mjeteve të pajisura me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” nga 10 qershori i vitit 1999 deri më datë 21 prill 2022.

Qeveria e Republikës së Kosovës, me datë 28.10.2022 ka marrë Vendimin Nr.05/103 me të cilin ka vendosur që procesi i regjistrimit të këtyre mjeteve në targa RKS të bëhet i shkallëzuar në faza, deri në përmbylljen e këtij procesi legal dhe legjitim me datë 21 prill 2023.

Të nderuar qytetarë, ju do të keni mundësi të përfitoni nga lehtësirat për regjistrim të mjeteve nga targa ilegale në targa RKS deri me datë 31 mars 2023 duke përfshirë: taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit. Mjetet tuaja motorike mund t’i regjistroni në cilëndo qendër të regjistrimit, pavarësisht vendbanimit apo vendqëndrimit që kanë.

Me vendimin e ri, nga data 1 Nëntor 2022, të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë me targa ilegale, do të shqiptohet masa e qortimit, me kërkesën që të njëjtit të drejtohen në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS.

Nga data 21 Nëntor deri me datë 21 Janar, për të gjithë pronarët e mjeteve që qarkullojnë në territorin e Republikës së Kosovës me targa ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE” “DA” apo “ĐA”, do të shqiptohet gjobë sipas legjislacionit në fuqi, në lartësi prej 150 euro.

Nga data 21 Janar 2023, pronarët e mjeteve me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, për të hyrë dhe qarkulluar në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të pajisen me targa provuese duke e pasur të drejtën e regjistrimit me targa RKS me lehtësirat e parapara.

Nga data 31 mars deri me datë 21 prill 2023, do të mundësohet regjistrimi i mjeteve me “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo“ĐA” në targa RKS, por të  njëjtat nuk do të mund të shfrytëzojnë lehtësirat e ofruara deri me këtë datë.

Pas datës 21 prill 2023, nuk do të lejohet hyrja apo qarkullimi i mjeteve motorike që posedojnë targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo“ĐA”  brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Duam të sigurojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se ky proces ka për synim  ligjshmërinë në shtetin tonë, rritjen e sigurisë në trafik dhe nuk është i drejtuar ndaj asnjë etnie të caktuar.

Ftojmë të gjithë qytetarët tanë, të cilët posedojnë mjete të pajisura me targa ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo“ĐA”, që të regjistrojnë mjetet e tyre me targa RKS dhe bashkërisht të përfundojmë me sukses këtë proces.

Për çfarëdo informacioni shtesë, lusim qytetarët që të na drejtohen me pyetje në [email protected] si dhe në numrin e telefonit 0800 GO-RKS (0800 46 757).   

MPB: Pas 21 nëntorit, gjobë 150 euro për targat serbe

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla shkon në Luksemburg për 40-vjetorin e Marrëveshjes së Shengenit

Nga një muaj paraburgim për avokatin Hana dhe instruktorin Islami – të dyshuar për disa vepra penale

Të dënuarit nga Gjykata Speciale do ta vuajnë dënimin në Belgjikë

“Na sulmuan nga 20 drejtime, me armë për automjete të blinduara”, polici dëshmon për sulmin në Banjskë

BE-ja reagon për arrestimin e Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe

Kosova News 31/10/2022 31/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
clear sky
27° _ 25°
39%
6 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Netanyahu i drejtohet popullit iranian: Ndërsa e arrijmë qëllimin tonë, po ju hapim rrugën edhe juve drejt lirisë
23:18 -13/06/2025
Haziri: Vetëvendosje e ka prishur koalicionin me LDK-në, Kurti njëanshëm ka bërë edhe shkarkime
22:35 -13/06/2025
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trumpi bisedon me Netanyahun dhe princin arab
22:29 -13/06/2025
Gjiganti evropian i ofron Paul Pogbas kontratë dyvjeçare
21:28 -13/06/2025
Irani fillon hakmarrjen, lanson qindra raketa drejt Izraelit
20:50 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?