KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Këta janë zyrtarët dhe biznesmeni nga Prizreni që përfunduan në pranga për dallavere me ndihmat e skamnorëve
Siguri

Këta janë zyrtarët dhe biznesmeni nga Prizreni që përfunduan në pranga për dallavere me ndihmat e skamnorëve

Kosova News
Kosova News 16:23 -26/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Shaban Ademaj, drejtori i ndërmarrjes private “B-Ademaj” Sh.P.K., në bashkëpunim me katër zyrtarë të Komunës së Prizrenit, dyshohen se mashtruan së paku tri familjare skamnore në Prizren.

Biznesmeni i ndërtimeve dhe katër zyrtarët komunalë të Prizrenit janë arrestuar të hënën me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren.

Ata dyshohen për shpërdorim të detyrës zyrtare përmes një kontrate të prokurimit publik të emërtuar: “Furnizimi me material ndërtimor për rindërtimin e shtëpive të familjeve skamnore dhe rasteve sociale të komuniteteve minoritare në Komunën e Prizrenit”.

Veprimet e pesë të arrestuarve dyshohet se kanë dëmtuar për 13 mijë euro buxhetin e shtetit, bazuar në një përfundim të nxjerrë nga Prokuroria.

“[…] bazuar në tenderin e shpallur nga Autoriteti Kontraktues – Komuna e Prizrenit, ‘Furnizimi me material ndërtimor për rindërtimin e shtëpive të familjeve skamnore dhe rasteve sociale të komuniteteve minoritare në Komunën e Prizrenit’, përfituesve për furnizim me material ndërtimor-të dëmtuarve B.R., A.K., L.U., etj, nuk ua dorëzojnë në tërësi materialin ndërtimor ashtu siç ka qenë e paraparë në bazë të tenderit, me ç’rast buxhetit të Komunës së Prizrenit i është shkaktuar dëm material në shumë prej 13,283.00 Euro”, ka thënë sot Prokuroria e Prizrenit.

Pesë të dyshuarit, me rastin e dorëzimit të materialit ndërtimor për katër familje përfituese, kishin nënshkruar në emër të tyre, “edhe pse në fakt përfituesit nuk e kanë pranuar në tërësi ose fare materialin ndërtimor”.

Kësisoj, ata janë ngarkuar edhe me veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

Prokuroria ka kërkuar sot caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për biznesmenin Shaban Ademaj dhe zyrtarët Çengiz Curciali, Asim Imeri, Raim Xhaferi dhe I.R.

Çengiz Curciali, Zyrtar për Komunitete dhe Kthim – Komuna e Prizrenit

Biznesmeni Ademaj, përfitues i një tenderi publik për furnizimin me material ndërtimor të familjeve në nevojë në Komunën e Prizrenit, dyshohet se nuk ia kishte dorëzuar në tërësi materialet ndërtimore së paku tri familjeve në nevojë.

Veprën penale, ai dyshohet se e kishte kryer në bashkëpunim me katër zyrtarë të Komunës së Prizrenit.

Emrat e tre zyrtarëve komunalë të dyshuar për përfshirje në shpërdorim të detyrës zyrtare. Ata janë: Çengiz Curciali, Asim Imeri, Raim Xhaferi. I dyshuar është edhe një zyrtare komunale me inicialet I.R., identiteti i plotë i të cilit nuk është zbuluar ende.

Çengiz Curciali është ish-Koordinator në Zyrën për Komunitet dhe Kthim. Arsim Imeri dhe Raim Xhaferi janë zyrtarë për të Drejtat dhe Integrimin e Komuniteteve në Komunën e Prizrenit.

Gjithashtu lexoni:

Osmani jep detaje për bisedat me Macron e Erdogan në Shqipëri

IPK rekomandoi suspendimin e polices për incidentin në Ferizaj

Osmani takoi kancelarin Merz: Pres me padurim të punoj me kancelarin për të forcuar partneritetin tonë

Kosova e Kroacia bashkëdrejtojnë tryezën për sigurinë dhe mobilitetin në Evropë

​Kamberi kërkon drejtësi: Dënim për sulmuesit e figurës së Komandant Lleshit

Kosova News 26/07/2022 26/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Austria fiton Eurovision 2025 – Shqipëria shkëlqen në top 10
01:27 -18/05/2025
Dy helikopterë përplasen dhe rrëzohen në Finlandë, nuk ka të mbijetuar
23:56 -17/05/2025
“Zjerm” i vërtetë në skenë – Shkodra Elektronike ndez Eurovisionin me një performancë magjike
23:45 -17/05/2025
Mundësia merr 2 mandate, Shehaj: Jemi opozita e shekullit 21
23:39 -17/05/2025
Dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor, SPAK sekuestron telefonin e ish-kryebashkiakut të Kavajës
23:32 -17/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?