KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkohet përgjegjësi institucionale për rastin e Donjeta Pajazitajt
Siguri

Kërkohet përgjegjësi institucionale për rastin e Donjeta Pajazitajt

Kosova News
Kosova News 16:10 -07/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Disa organizata joqeveritare kanë reaguar pasi që Gjykata Supreme e Kosovës ka vendosur që i akuzuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, Naser Pajazitaj, të lirohet nga akuza. Pajazitaj ka qenë i dënuar me 35 vjet burg për vrasjen e Donjetës në nëntor të vitit 2015.

Sipas tyre vendimi i Gjykatës Supreme për lirimin e Naser Pajazitaj, ka krijuar shqetësim e paqartësi të mëdha në opinionin publik.

Në reagim thuhet se rasti është trajtuar në gjitha shkallët gjyqësore në Kosovë dhe janë marrë vendime diametralisht të kundërta në shkallë të ndryshme.

“Gjykimi ndaj Naser Pajazitaj është zhvilluar katër herë në gjykata të shkallës së parë, dy herë është gjykuar nga Gjykata Themelore në Pejë dhe dy herë nga Gjykata Themelore në Ferizaj. Në mars të vitit 2018 Gjykata Themelore në Pejë të akuzuarin Naser Pajazitaj e kishte liruar nga akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, ndërsa pas kthimit në rigjykim, Gjykata Themelore në Pejë, në mars të vitit 2019, e kishte shpallur fajtor të akuzuarin dhe e kishte dënuar me burgim të përjetshëm. Në qershor të vitit 2022 Gjykata Themelore në Ferizaj e kishte dënuar të akuzuarin Pajazitaj me burgim të përjetshëm, ndërsa Gjykata e Apelit e kishte ulur dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 35 vitesh”, thuhet në reagim.

Në këtë reagim është kërkuar që institucionet të japin llogari. “Nga i pafajshëm – në burgim të përjetshëm. Nga 35 vite burgim – në liri. Kjo laramani e vendimeve ilustron qartë dështimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Donjeta është një viktimë e femicidit dhe për të nuk ka ende drejtësi. Vrasësi i saj është në liri. Kërkojmë që institucionet e drejtësisë të japin llogari për dështimet në trajtimin e këtij rasti dhe kërkojmë drejtësi për Donjetën!”, thuhet në reagim.

Ky reagim është mbështetur nga aktiviste/ë feministe/ë dhe organizatat e poshtëshënuara:

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës -RRGK

Qendra Kosovare për Studime Gjinore – QKSGJ

INJECT

Youth Initiative for Human Rights Kosovo – YIHR KS

Artpolis

Qendra për Informim dhe Përmirësim Social -QIPS

CEL

SGK

Vëllai i Donjeta Pajazitajt: Drejtësia e Kosovës edhe njëherë vërtetoi se sa e fëlliqur është

Gjithashtu lexoni:

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku humbi jetën një grua

Hysri Selimi dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh

Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”

Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë

Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut

Kosova News 07/04/2023 07/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

QKUK zhvendos përkohësisht shërbimet e hemodializës për shkak të renovimeve
09:37 -15/06/2026
Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku humbi jetën një grua
09:35 -15/06/2026
Hysri Selimi dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh
09:33 -15/06/2026
SHBA-ja dhe Irani arrijnë marrëveshje për t`i dhënë fund luftës
09:06 -15/06/2026
Gërvalla merr pjesë në hapjen e “Javës për Ndihmë Juridike Falas”
09:03 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?