KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gjykimi në Hagë- Dëshmitari thotë se në 1998-ën ka tentuar të kontaktojë me Adem Demaçin dhe Jakup Krasniqin
Siguri

Gjykimi në Hagë- Dëshmitari thotë se në 1998-ën ka tentuar të kontaktojë me Adem Demaçin dhe Jakup Krasniqin

Kosova News
Kosova News 13:26 -23/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Dëshmitari i gjashtë me kodin 4355, duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të Jakup Krasniqit, avokatit Aidan Ellis ka thënë se në vitin 1998 ka tentuar të kontaktojë me Adem Demaçin dhe Jakup Krasniqin.

Këtë ai e kishte bërë pasi që sipas tij, iu kishin thënë se të njëjtit janë kryesorët e UÇK-së.

Kur iu lexua një pjesë e deklaratës së tij në Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS-së) se ‘‘Prokurori të ka pyetur kush ishte në atë kohë Adem Demaçi, dhe ti je përgjigjur “Në atë kohë ata thonin që ishte kryesori, thonin është mbi UÇK-në”, do të ishe përsëri përgjigja juaj kjo’’, ai tha se ‘në atë kohë ashtu e thoshin, në atë kohë.’’.

Ai po ashtu tha se njerëzit i kishin thënë se Adem Demaçi ishte përfaqësuesi politik i UÇK-së, andaj edhe kishte shkuar në Prishtinë.

Tutje, ai tha se edhe kishte shkuar në fshatin e Jakup Krasniqit për ta takuar atë së bashku me nënën e tij, por që nuk e kishin gjetur dhe se për çështjen e tyre s’kishin biseduar me të.

Ai edhe për deklarimin e tij para prokurorisë se Krasniqi ishte mbi ushtrinë, tha se e kishte thënë se kishte kuptuar se ai ishte zëdhënës i UÇK-së.

Dëshmitari u përgjigj edhe në disa pyetje nga trupi gjykues por që në shumica e tyre kishte përmbajtje të redaktuar.

Në këto rrethana, dëshmitari i gjashtë ka përfunduar dhënien e dëshmisë së tij dhe ka filluar dëshminë dëshmitari i shtatë në këtë çështje, i cili po vazhdon të përgjigjet në pyetjet e ZPS-së, fillimisht në sesion privat, raporton Betimi për Drejtësi.

Vazhdon në Hagë gjykimi ndaj ish- krerëve të UÇK-së

Gjithashtu lexoni:

Policia konfirmon raportimin e KosovaNews: Telefonata për bombë në Kuvend, ka ardhur nga Serbia

Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë

Tragjedi në Istog: Mbytet një fëmijë në pishinë familjare në fshatin Zallç

Haradinaj: Nuk jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti

Krasniqi: Uroj që Kushtetuesja ta hedhë poshtë sa më parë insistimin antikushtetues për votim të fshehtë

Kosova News 23/05/2023 23/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Policia konfirmon raportimin e KosovaNews: Telefonata për bombë në Kuvend, ka ardhur nga Serbia
22:46 -05/07/2025
Kurti: Prishtina pret Kampionatin Evropian të Esports – 36 ekipe nga 25 shtete evropiane vijnë në Kosovë
22:34 -05/07/2025
2 gola, 2 kartonë të kuq, 2 lëndime – Drama i takon PSG-së, kualifikohet në gjysmëfinale, Bayern Munchen kthehet në Gjermani
22:25 -05/07/2025
Historike, parisienët notuan në lumin Sena për herë të parë në më shumë se 100 vjet
22:08 -05/07/2025
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luftën në Ukrainë
22:06 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?