Një person në moshë të shtyrë është gjetur pa shenja jete të martën në fshatin Vërnicë të Vushtrrisë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot, rreth orës 11:00, Policia ka pranuar informatën për gjetjen e një trupi të pajetë në fshatin Vërnicë të Vushtrrisë. Trupi i pajetë deri me tani i paidentifikuar është i gjinisë mashkullore i moshës së shtyrë”, konfirmoi Zahiti.
I njëjti shtoi se hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, tha ai.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.


