KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
shaqir totaj
Home » Ekskluzive: Policia nis hetimet pas audioincizimit për Shaqir Totajn, rasti kalon në Prokurorinë Speciale
Politikë

Ekskluzive: Policia nis hetimet pas audioincizimit për Shaqir Totajn, rasti kalon në Prokurorinë Speciale

Kreshnik Llabjani
Kreshnik Llabjani 19:07 -27/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Njësitet përkatëse nga Policia e Kosovës për hetimin e krimeve dhe korrupsionit janë aktivizuar pas raportimit ekskluziv nga KosovaNews të një artikulli dhe një audioincizimi, ku dëshmohet për dallaveret – pazaret që ka bërë një zyrtar i lartë i institucioneve të shtetit, në këtë rast kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, me postet publike. Në fakt Totaj dëgjohet duke e pohuar vetë se si ka emëruar drejtor shkolle dhe auditor në këmbim të votave në asamble.

E gjithë kjo që është raportuar dhe dëgjohet në audioincizim mund të vërtetohet fare lehtë, sepse personat kanë marrë pozitat e punës pas këtij pazari edhe vazhdojnë të jenë po në ato vende të punës që kanë përfituar jashtëligjshëm.

E disa ditë pas raportimit për këto keqpërdorime tashmë janë aktivizuar autoritetet e ndjekës së Kosovës.

“Në momentin e marrjes së informatës Policia, konkretisht njësia kompetente ka filluar hetimin e rastit dhe lidhur me këtë është njoftuar prokuroria, në vazhdim me rastin në fjale merret prokuroria e shtetit në baze të kompetencës. Është kompetencë e Prokurorisë së Shtetit që të hetoj këtë rast, ashtu si edhe çdo rast tjetër”, thuhet për KosovaNews nga Zyra për Informim e Drejtorisë Rajonale të Policisë, në Prizren.

Tutje nga Policia theksohet se ashtu si në çdo rast tjetër do të shqyrtohen të gjitha provat dhe dëshmitë dhe nga të gjeturat mandej përcaktohet se si do të hetohet apo do të zgjerohet hetimi.

Redaksia ka dërguar pyetje edhe te Prokuroria Themelore në Prizren, e cila ka pohuar se ka shqyrtuar këtë rast, porse tashmë ka kaluar në nivel më të lartë të hetimit.

“Për kërkesën në fjalë drejtohuni te Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pasi që ky rast ka kaluar në kompetencë të kësaj prokurorie”, ka thënë Fitore Mehmeti- Sejrani, zyrtare për informim në Prokurorinë e Prizrenit.

Në një audioincizim ekskluziv të siguruar nga KosovaNews, cili duket së është bërë në një restorant në Prizren, kryetari Shaqir Totaj dëgjohet duke bërë pazare me X- personin për poste të ndryshme deri në përzgjedhjen për drejtorë të shkollave dhe auditor të komunës.

E për këtë kryetari Totaj kishte zgjedhë të bëj pazare me një nga personat kyç të opozitës, dhe për këtë i erdhi në ndihmë Osman Hajdari që ka qenë Drejtor i Administratës  Komunale në qeverisjen e Mytaher Haskukës.

Osman Hajdari vinte nga partia Nisma Socialdemokrate që kishte bërë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje në qeverisjen e Haskukës. Pas prishjes së koalicionit me Nismën Socialdemokrate, Osman Hajdari kishte vendosur t’i bashkohej Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren…

Këso pazari – shitblerje të votës, kryetari i Prizrenit ka bërë edhe në rastin e një asamblisteje nga radhët e Vetëvendosjes, për çka Totaj mandej ia ka bërë bashkëshortin drejtor të një shkolle.

“Kemi pas bashkëpunim me asamblistë të partive tjera çka i japim e shohim e diçka i japim ta kqyrmi, qeshtu kemi ba marrëveshje edhe me këtë O… ai na i ka dy vota në asamble, kemi ba marrëveshje që kur të na duhet me vota me na votu…”, dëgjohet kryetari Shaqir Totaj teksa bën pazarin me X- personin.

Se për çka bëhet fjalë klikoni artikullin dhe mësojeni në audioincizimin e siguruar nga KosovaNews.

Ekskluzive! Audioincizimi që dëshmon pazaret e Shaqir Totajt, emëron drejtor shkolle dhe auditor në këmbim të votave në asamble

Gjithashtu lexoni:

Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit

KEK mohon pretendimet e gazetarit Lirim Mehmetaj: “Dezinformatë për diskreditim të padrejtë”

Motoçiklistët e humbur dje nuk ishin nga Suhareka, pjestarët nga “Theranda Motocross” i gjetën 4 turistët nga Prishtina që humben në malet Shterpcës

Fejza e LVV-së ngre shqetësime për etikën akademike të Lushaku-Sadriut – publikon vendim i Senatit të UP-së

TAGGED: hetime, Komuna, opozita, pazare, policia, prokurioria, Shaqir Totaj, Vetevendosje, vota
Kreshnik Llabjani 28/09/2022 27/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
few clouds
9° _ 7°
75%
2 km/h
Sun
20 °C
Mon
17 °C
Tue
16 °C
Wed
16 °C
Thu
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet
21:25 -11/05/2025
Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”
20:59 -11/05/2025
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit
19:54 -11/05/2025
KEK mohon pretendimet e gazetarit Lirim Mehmetaj: “Dezinformatë për diskreditim të padrejtë”
17:22 -11/05/2025
Motoçiklistët e humbur dje nuk ishin nga Suhareka, pjestarët nga “Theranda Motocross” i gjetën 4 turistët nga Prishtina që humben në malet Shterpcës
16:50 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?