KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Detaje të reja për mbetjet mortore në “Mati 1”, trupat dyshohen të jenë të pacientëve që trajtoheshin në spitalin e Prishtinës
Siguri

Detaje të reja për mbetjet mortore në “Mati 1”, trupat dyshohen të jenë të pacientëve që trajtoheshin në spitalin e Prishtinës

Kosova News
Kosova News 17:08 -23/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit, ka thënë se gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore në varrezat e Muhaxherëve në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, dyshohet se i takojnë tetë pacientëve të spitalit të Prishtinës, të vrarë gjatë muajit prill dhe maj të 99-ës.

Aty dyshohet të jetë varrosur një person i nacionalitetit shqiptar i vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ndërkaq, të hënën janë gjetur mbetjet mortore të një personi.

Gara ka thënë se për nga praktika, varrezat e tilla janë përdorur nga forcat serbe për t’i fshehur gjurmët e krimit.

“Në fakt jemi në vazhdim të gërmimeve të filluara ditë më parë në përpjekje të institucioneve kompetente në kërkim të eshtrave së viktimës së dytë që potencialisht është në listën e personave të zhdukur. Sipas të dhënave që ne i posedonim të shtjelluara hollësisht nga ana e komisionit në bashkëpunim me institucionet tona dhe partnerë tjerë ndërkombëtarë që janë pjesë e këtij procesi. Kemi konkloduar që në këtë hapësirë të varrezave të lagjes ‘Matiqan’ të Prishtinës, janë të varrosura mbetjet mortore të tetë viktimave të luftës, pra tetë pacientë të spitalit të Prishtinës që gjatë muajit prill dhe maj të 99-ës janë bartur nga forcat policore serbe në këtë hapësirë, me që nga përvoja e deritanishme që hapësira të varrezave të Prishtinës por edhe qyteteve tjera, këto hapësira të varrezave janë përdorur nga forcat serbe në përpjekje për t’i fshehur gjurmët të krimit”, ka thënë Gara, teksa shton se gërmimet në këto varreza për bëhen për herë të katërt.

“Pas diskutimeve, ne kemi konkloduar që mbetjet mortore të dy personave duhet të jenë në këtë lokacion dhe kjo i bie që gërmimet në këtë lokacion për herë të katërt për këtë vit. Pjesa më e madhe e viktimave qoftë nga plagët e marra nga masakrat gjithandej Kosovës kanë ndërruar jetë në vitin 99 në spitalin e Prishtinës apo për arsye të ndryshme, dhe pastaj forcat serbe nga spitali i kanë bartur ose i kanë përdorur këtë hapësirë të varrezave për t’i groposur në përpjekjeve të tyre për t’i fshehjes së gjurmëve të krimit”, u shpreh Gara për eo.

Ditor Haliti, antropolog mjeko-ligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore, ka thënë se sfidë për ta është gërmimi nëpër varreza, për shkak të kufomave të varrosura në periudha të ndryshme.

“Dje e kemi lënë në gjysmë punën që e kemi filluar këtu, tash na kanë mbetur edhe tri pika së paku t’i hulumtojmë në këtë lokacion në Matiqan. Sipas informatave, jemi duke i kërkuar edhe dy individë, dje kemi pasur fatin që ta gjejmë njërin prej tyre, dhe tani jemi duke e kërkuar edhe individin e dytë që shpresojmë që ta kemi fatin ta kemi një rezultat pozitiv”, ka thënë ai.

“Realisht është gjithmonë sfidë kur punohet nëpër varreza sepse ka trupa të varrosura nga periudha të ndryshme kohore, mirëpo duke marrë parasysh se në ekipin tonë kemi profesionistë të cilët janë të specializuar, ia arrijmë ta diferencojmë se cili trup apo var i takon secilës periudhë kohore”, u shpreh ai.

Të hënën në këtë lokacion janë gjetur mbetjet mortore të një personi.

Gjithashtu lexoni:

NATO-ja kërkon 40,000 ushtarë shtesë nga Gjermania

Aksident në Duhël, ka të lënduar

Operacion policor në tri rajone të ndryshme – arrestohen 11 persona të dyshuar për dallavere me patent shofer

Osmani: Kosova nikoqire e ushtrimit më të madh ushtarak të vitit në Evropë, “Defender Europe ‘25”

Ushtria Amerikane dhe FSK-ja forcojnë ndërveprimin e NATO-s

Kosova News 23/05/2023 23/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
81%
2 km/h
Thu
15 °C
Fri
17 °C
Sat
19 °C
Sun
22 °C
Mon
24 °C

Lajmet e Fundit

Vetëvendosje zyrtarizon Kadri Rahimajn për mandatin e dytë në Dardanë
19:57 -29/05/2025
KEK-u dhe KOSTT-i arrijnë marrëveshje për furnizim me energji elektrike
19:54 -29/05/2025
LDK-ja në Gjilan zyrtarizon Arbër Ismajlin kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale
19:18 -29/05/2025
Ambasadori britanik në OSBE: Urgjente që Kosova të ketë qeveri të re
19:16 -29/05/2025
Ish-i burgosuri në Dubravë demanton Nait Hasanin e PDK-së : NATO nuk ka bombarduar pavijonet e burgutse
19:06 -29/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?