Në drejtim të pikës kufitare në Jarinjë janë nisur automjete të blinduara të Policisë së Kosovës.
Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.
Elshani tha se autoblindat janë dërguar atje për çështje sigurie.
“Kemi informacion se dikush ka me ardhë nga Serbia dhe për shkaqe të sigurisë i kemi dërguar policët tanë atje”, ka thënë Elshani.


