KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënohet me një vit burgim ish-ministri i qeverisë Haradinaj
Siguri

Dënohet me një vit burgim ish-ministri i qeverisë Haradinaj

Kosova News
Kosova News 13:43 -19/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pejë- Gjykata Themelore në Prishtinë, edhe në rigjykim e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 1 vit burgim ish-ministrin nga radhët e Listës Serbe, Ivan Todosijeviq, i akuzuar për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mos-durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik.

Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Todosijeviq u shpall të mërkurën, nga kryetarit të trupit gjykues, Musa Konxheli.

 Sipas aktgjykimit i akuzuar Todosijeviq u shpall fajtor konform nenit 360 par 2 i Kodit Procedurës RKS rikualifikimin e veprës ashtu që veprimet e të pandehurit i ka cilësuar si nxitje e urrejtje, përçarjes apo mos durmimit racor nga neni 147 par I Kodit Penal.

Kundër këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejt të ushtrojë ankesë në Gjykatën e Apelit, 15 ditë pas marrjes së aktgjykimet në forme të shkruar.

Ndryshe, mbrojtësi i Ivan Todosijeviq kishte kërkuar përjashtimin e trupit gjykues nga trajtimi i çështjes penale, përjashtimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, përjashtimin e u.d  kryetarit të Gjykatës së  Apelit të Kosovës nga vendosja për kërkesën e tyre, si dhe ndërrimin e kompetencës së gjykatës, mirëpo të gjitha këto kërkesa ishin refuzuar.

Kërkesat e lartpërmendura, mbrojtja e Todosijeviqit i kishte paraqitur në seancën e 11 shkurtit, në të cilën pritej të nis rigjykimi ndaj tij.

Ndryshe, Kolegji i Gjykatës Supreme, vitin e kaluar e kishte kthyer në rigjykim këtë rast, ku Todosijeviq ishte dënuar me dy vite burgim nga gjykata e shkallës së parë, vendim të cilin e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit.

Njoftimin për këtë e kishte bërë Gjykata Supreme përmes një komunikate për medie.

“Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të dënuarit I.T., dhe ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special PS.nr.20/2019 i datës 05.12.2019, dhe aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti Special, APS.nr.7/2020 i datës 24.06.2021, dhe çështjen e ka kthyer në gjykatën e shkallës së parë, në rigjykim”, thuhej në komunikatë

Ish-ministrit Ivan Todosijeviq i është ngritur aktakuza në korrik të 2019-ës pasi më 2018 kishte quajtur trillim masakrën e Reçakut, ku në janar të vitit 1999 ishin vrarë 45 civilë nga ushtria e shtetit serb.

Ndryshe, Todosejviq ishte dënuar me dy vite burgim nga shkalla e parë më 5 dhjetor 2019, për veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Ky dënim ishte vërtetuar nga Gjykata e Apelit në gusht të këtij vitit të kaluar.

Në vendimin e Gjykatës së Apelit, thuhej se aktgjykimi i shkallës së parë nuk është përfshirë me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se në dispozitivin e aktgjykimit janë përshkuar në tërësi veprimet inkriminuese të cilat formojnë elementet e veprës penale për të cilin ishte shpallur fajtor i akuzuari.

Apeli kishte vlerësuar se aktgjykimi i Themelores është i qartë dhe i kuptueshëm, e se në arsyetim janë dhënë arsye të qarta për faktet vendimtare dhe arsyet në të cilat është bazuar me rastin e zgjidhjes së kësaj çështje juridike, për të cilat arsye edhe kjo gjykatë i aprovon si të drejta dhe ligjore.

Ndryshe, Todosjeviq kishte qenë ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e Listës Serbe, e cila ishte në bashkëqeverisje me PDK-në, AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe AKR-në, raporton betimi për drejtësi.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, në prill të vitit 2019, e kishte shkarkuar atë nga kjo pozitë, pas deklaratës që kishte dhënë lidhur me masakrën e Reçakut.

Sipas aktakuzës së ngritur më 28 qershor 2019, i pandehuri në cilësinë e Ministrit të Administratës dhe Pushtetit Lokal, duke keqpërdorur pozitën apo autorizimin e tij, me dashje, ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarje dhe mosdurim midis grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Republikës e Kosovës.

Sipas akuzës, më 24 mars 2019, në rrugën “Kralj Milutin” në Zveçan, në cilësinë e pjesëmarrësit dhe folësit në tubimin qytetar kundër intervenimit të NATO-s, në vitin 1999 në Kosovë, të ashtuquajtur “në kujtim të viktimave të bombardimeve të NATO-s”, shprehet se “Arsyeja për agresionin në shtetin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi… Masakra e Reçakut ishte trillim… Janë terroristët shqiptarë që e trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi… Për këtë, sot e kësaj dite askush nuk ka dhënë përgjegjësi…Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serb dhe policë në vendin e tyre të punës… gjak pirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit edhe pas ardhjes të së ashtuquajturës mision paqësor në Kosovë e Metohi”, veprime këto të cilat mund të prishin rendin publik ose të shkaktojnë pasoja tjera më të rënda  në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet një person në Gjakovë, bashkëjetoi me një vajzë nën 16 vjeç

Gjendet pa shenja jete një grua në Suharekë

Shtetasi i Maqedonisë raportoi rrejshëm në Policinë e Kosovës

Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve

Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian

Kosova News 19/10/2022 19/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Në Teksas lumi del nga shtrati, të paktën 24 viktima dhe 25 të zhdukur
10:02 -05/07/2025
Arrestohet një person në Gjakovë, bashkëjetoi me një vajzë nën 16 vjeç
09:49 -05/07/2025
Gjendet pa shenja jete një grua në Suharekë
09:14 -05/07/2025
Shtetasi i Maqedonisë raportoi rrejshëm në Policinë e Kosovës
09:12 -05/07/2025
BE debaton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
08:39 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?