KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bushka në KE: Duke e mbajtur Kosovën jashtë KE-së rriten mundësitë që grupe si ‘Wanger’ të rrezikojnë stabilitetin e rajonit
PolitikëRajonSiguri

Bushka në KE: Duke e mbajtur Kosovën jashtë KE-së rriten mundësitë që grupe si ‘Wanger’ të rrezikojnë stabilitetin e rajonit

Kosova News
Kosova News 17:42 -25/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Shqipërisë në Asamblenë e Këshillit të Evropës, Klotilda Bushka tha se Kosova asnjëherë nuk ka nxitur tensione por ka treguar konstruktivet në synimin për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ajo tha se duke e mbajtur Kosovën jashtë Këshillit të Evropës, rritën mundësitë që grupe si Wanger të rrezikojnë stabilitetin e rajonit.

“Nuk mund të shqetësohemi për tensionet atje nga njëra anë dhe të mbajmë në sirtar për më shumë se tetë muaj një kërkesë të thjeshtë të paraqitur nga Kosova në këtë shtëpi. A janë kosovarët të kualifikuar për t’i merituar shërbimet e kësaj organizate apo jo. A mund t’u japim atyre një përgjigje? Dhe ky është shqetësimi kryesor sepse sa më gjatë të mbahet Kosova në derë dhe të mos lejohet të hyjë në strukturën tonë demokratike aq më të mëdha janë mundësitë që akterët e tretë të të ashtuquajturave grupe Wagner të rrezikojnë stabilitetin e rajonit tonë”, tha ajo.

Në KE ku është diskutuar për tensionet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë, Bushka tha se Shqipëria është e interesuar për paqe dhe stabilitet duke shtuar se janë shqetësuar për rritjen e tensioneve.

“Pse Kosova ka dashur ndonjëherë të nxisë tensionet, kur për shembull po tregon se sa favorizuese është ndaj politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së, se si ka bërë në mënyrën më të fortë të mundshme dënimin e agresionit rus kundër Ukrainës dhe përafrimin e shpejtë me sanksionet e vendosura nga bota demokratike kundër Rusinë. Sa konstruktive ka qenë Kosova në synimin e saj për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë duke marrë masa konform marrëveshjes së Brukselit dhe duke treguar gatishmëri për kompromis, duke përfshirë identifikimin e automjeteve, targat, dhe shtyrjen e zgjedhjeve, ndërsa pala tjetër po bën të kundërtën për të rrezikuar progresin e arritur. Të nderuar kolegë, më lejoni të kujtoj këtu se është një paradoks të argumentosh dhe gjykosh një vend sovran që kërkon kaq pak gjëra të thjeshta, në mënyrë që qytetarët e tyre të mos zhgënjehen dhe të ndalen në kufij sikur të ishin duke ardhur nga hëna dhe jo nga qendra e kontinentit tonë”, theksoi Bushka.

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj për Limajn: E shkuar e harruar

Abdixhiku: Deputetët rrugën hapur e kanë nëse duan ta tradhtojnë votën e LDK-së

Haradinaj: Kushdo që e voton për Qeverinë Kurti 3 është argat i Serbisë dhe Rusisë

Dy vjet pas ngjarjeve të dhunshme, Sveçla: Zveçani dhe veriu sot frymojnë ndryshe

Gjendet një granatë dore në Mitrovicën e Veriut

Kosova News 25/01/2023 25/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
80%
2 km/h
Fri
18 °C
Sat
19 °C
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Haradinaj për Limajn: E shkuar e harruar
23:08 -29/05/2025
Ambasadori Hargreaves: Është e papranueshme gjuha e urrejtjes ndaj presidentes Osmani
22:47 -29/05/2025
Abdixhiku: Deputetët rrugën hapur e kanë nëse duan ta tradhtojnë votën e LDK-së
22:43 -29/05/2025
Kurti viziton çerdhen publike “Filizat” në Kamenicë
22:22 -29/05/2025
Haradinaj: Kushdo që e voton për Qeverinë Kurti 3 është argat i Serbisë dhe Rusisë
22:09 -29/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?