Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të punimeve te Rruga B, segmenti i rrugës nga muralet nuk do të jetë i qasshëm për parking.
Sipas njoftimit të premten, segmenti nuk do të jetë i qasshëm nga data 18 nëntor e deri në përfundim të punimeve.
“Për arsye të punimeve në ishujt e gjelbër te Rruga B, segmenti i rrugës nga muralet nuk do të jetë i qasshëm për parking nga sot 18.11.2022 deri në përfundim të punimeve”, thuhet në njoftim.