Ad image

Arrestohet Zafir Berisha i NISMA-s

Kosova News
Kosova News 17:26 -08/06/2022

Gjatë ditës së sotme në Prizren është arrestuar ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe ish-deputeti Zafir Berisha, transmeton KosovaNews.

Nga Policia në Prizren thonë se ai i ka sulmuar zyrtarët policorë pasi këta të fundit e kanë dënuar për kundërvajtje.

Siç thotë Policia, në shenjë pakënaqësie i njëjti i ka fyer, ofenduar, kërcënuar dhe në fund i ka sulmuar fizikisht policët.

Ai ngarkohet për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Shpërndaje