KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » I moshuari nga Klina, me lot në sy flet për dëmet e mëdha që ia shkaktuan vërshimet (VIDEO)
Siguri

I moshuari nga Klina, me lot në sy flet për dëmet e mëdha që ia shkaktuan vërshimet (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 16:58 -20/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Vërshimet që nisën që nga orët e para të së enjtes i kanë shkaktuar dëme të shumta Isuf Berishës, nga komuna e Klinës.

Berisha thotë se uji ka depërtuar në të gjitha dhomat e katit të parë të shtëpisë së tij duke i dëmtuar të gjitha orenditë brenda.

I moshuari, me lot në sy rrëfen se nuk ka arritur të shpëtojë asgjë, përveç anëtarëve të familjes që kanë arritur të dalin nga shtëpia pa lëndime.

“Ishalla Perëndia na ndihmon se njëherë s’ka kurrgjë, krejt ky kati i poshtëm që është, me sallon, me kuzhinë, me krejt çka kemi pas dëme na ka bo, s’ka lanë kurrgjë veç robët që kemi pshtu, kur më kanë ba za, jam qu dhe krejt ujë u kanë”- ka thënë ai.

Teksa rrëfen për gjendjen e shtëpisë, ai thotë se mbrëmë nuk ka fjetur tërë natën, në përpjekje për të shpëtuar nga përmbytjet që erdhën si pasojë e reshjeve të shumta të shiut në Kosovë.

Ai thotë për Kallxo.com, se sot i është drejtuar Komunës së Klinës për t’i kërkuar ndihmë, po ende nuk ka qenë ndonjë ekip për t’i vizituar.

Berisha thotë se ndihmë ka kërkuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Sot jam shku te kryetari, jo kem me shku qetu, jo del ekipi, jom shku në polici, policia thanë se kem për detyrë ne këtë punë, bile patrulla e policisë me dalë me thanë çka u bë, a u mbyt najkush, hiç hiç, kush nuk na ka qenë te dera, deri ju qetash që keni ardhë”, ka thënë ai.

Qytetari nga Klina thotë se edhe në vitet 1982-83 ka pasur vërshime në këtë qytet, por dëme si këtë vit nuk ka pasur asnjëherë.

Madje ai thotë se nga vërshimet kanë pasur edhe probleme me energji elektrike.

“Në Klinë nuk e di a ka qenë në 1982-83 po bash kështu nuk ka qenë. Ne na ka bë dëm të madh. Gjithë natën në ujë kemi ndejt tu u mundu me bë diçka. Shyqyr që nuk na mbyti rryma se është kanë problem edhe puna e rrymës se kur dulem nuk dinim vetëm në ujë qashtu, e kaploi uji, tjetër rrugëdalje nuk kem”- shprehet ai.

Berisha tregon se pas vërshimeve, familjarët e tij janë larguar nga shtëpia dhe po qëndrojnë tek të afërmit e tyre deri të gjejnë një zgjidhje.

“Mbasi shpëtuan fëmija, mbasi shpëtuam ne, për mall nuk kem çka më bë”, shprehet ai nën lot.

Vërshimet që nisën që nga orët e para të së enjtes kanë lënë pasoja të shumta në qytete të ndryshme të Kosovës.

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka deklaruar reshjet e shiut me intenzitet të ndryshur, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, deri më 25 janar 2023.

“Aktualisht situata më e rënduar është në pjesën perendimore, veriperendimore, dhe veriore të vendit, por duke pasur parasyshë reshjet të cilat janë duke vazhduar aktualisht dhe ditët në vijim, mund të shkaktojnë probleme dhe vështërsi edhe në pjesët tjera të vendit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së të publikuar në Facebook.

Gjithashtu lexoni:

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

POLICIA: Në aspektin e sigurisë, zgjedhjet në Republikën e Kosovës, kaluan të qeta dhe pa incidente serioze

Ndalohet shoferi i një autobusi që po vinte nga Serbia, i gjenden 5 fletëvotime që dyshohen të falsikuara

Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok

Kosova News 20/01/2023 20/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

KQZ nis sot numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha komunat
08:16 -08/06/2026
LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?