Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, do të marrin pjesë sot në lansimin e shërbimeve të reja elektronike në portalin e-Kosova.
Në këtë platformë përfshihen certifikata e lindjes, ekstrakti i lindjes, certifikata e martesës dhe certifikata e vdekjes, si dhe shërbimin për vazhdimin e regjistrimit të veturës.
Ngjarja do të fillojë nga ora 12:00 te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P-38./Kosovanews/