KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtypi gjerman: Kosova në kufi të një krize të re të madhe
Politikë

Shtypi gjerman: Kosova në kufi të një krize të re të madhe

KosovaNewss
KosovaNewss 09:31 -31/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shpërthimi i dhunës në veriun e Kosovës tronditi qeverinë gjermane, që e ka dënuar atë “ashpërsisht”. Por me shumë vëmendje po i ndjek zhvillimet në Kosovë edhe media gjermane.

“Handelsblatt” shpreh shqetësimin, se Kosova sërish ndodhet në kufi të një krize të re të madhe. “Nëse do të arrihet çtensionimi i dëshiruar është e pasigurtë.

Qeveria e Kosovës bëri përgjegjëse presidentin serb Aleksandar Vuçiq për zhvillimet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkroi në Twitter të hënën në mbrëmje se ‘në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste’- Vuçiq nga ana e tij ia vuri fajin Kosovës dhe pretendoi, se policia e atjeshme ka qëlluar ndaj anëtarëve të pakicës serbe, para se të shkallëzohen protestat- Vuçiq pretendon, se Kurti dëshiron përgjakje.”

Kurse në një koment të Erich Rathfelder për “Tageszeitung” me titullin “Perëndimi që harron historinë” nënvizohet se “në konfliktin aktual në Kosovë dhe po ashtu në Bosnje përjetojmë, se sa sipërfaqësor është bërë debati në lidhje me Ballkanin, se sa pak kritika marrin ata diplomatë dhe politikanë që lëvizin vidat në Ballkan, pa mësuar nga historia.

Që është e gabuar strategjia e frenimit të sistemeve autokratike dhe nacionaliste me politikë zbutëse, ata nuk e kuptojnë.

“Rathfelder vëren se ende jemi larg paqes së stabilizuar në rajon, megjithëse kanë kaluar 24 vjet nga lufta në Kosovë dhe shton se kjo ndoshta lidhet me atë, se mësimet nga lufta e Kosovës nuk janë të ankoruara më aq thellë tek politikanët e sotëm dhe brezi i gazetarëve, dhe merren vendime politike që nuk dalin nga mësimet e së shkuarës e kështu lindin konflikte të reja, thekson “tagezeitung”.

Gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” nën titullin “Kryetarë komunash shqiptarë për qytetarë serbë” shkruan se “shkallëzimi i fundit u kuptua që javën e kaluar, por shenjat janë dhënë që prej një muaji. Ato lidhen me zgjedhjet komunale, që u mbajtën në prill në katër komunat veriore.

Këto u shpallën, pasi popullsia serbe në veriun e Kosovës, përfshirë edhe kryetarin e bashkisë, në nëntor 2022 në shenjë proteste kundër politikës së kryeministrit kosovar, Albin Kurti u tërhoqën të bashkuar nga institucionet lokale….për të zënë vendet në bashkitë bosh, Kurti organizoi zgjedhjet në komunat e prekura, që u bojkotuan gati plotësisht nga popullsia serbe…BE e kritikoi menjëherë pas numërimit të votave të pakta para një muaji, që zgjedhje të tilla nuk janë zgjidhje afatgjatë politike për konfliktin në veriun e Kosovës…BE iu bashkua kërkesës së Serbisë, që Prishtina më të fund të lejojë themelimin e kërkuar prej kohësh të Asociacionit të Komunave.”

Kurse gazeta Neue Zürcher Zeitung” shkruan se Kurti dhe Vuçiq grinden në kurrizin e serbëve të Kosovës, dhe se tensionet në veriun e Kosovës vazhdojnë edhe pas përplasjes së serbëve militantë me trupat e NATO-s.

Kurti që ka qëndrim legalist vendosi që të zgjedhurit pas votimit të 23 Prillit të hynin në zyrat e tyre, në shërbim të të gjithë qytetarëve, shkruan NZZ, por  “presioni ndaj Kurtit u rrit, kur Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken të shtunën në twitter dënoi hapin e Kurtit dhe kërkoi ndërprerjen e tij.

Kurti nuk u impresionua nga qortimi amerikan – e pazakontë kjo për politikanët kosovarë. Në vend të kësaj ai fajësoi radikalët e komanduar nga Beogradi dhe huliganët për protestat. Këta po marrin peng popullin kosovar.

Por kjo është gjysma e vërtetës.

Sigurisht që ka grupime, që kanë mbështetjen e drejtpërdrejtë të partisë qeverisëse në Beograd. Por është e vërtetë po ashtu, që pjesa më e madhe e popullsisë serbe në Kosovë jo vetëm që asnjëherë nuk e ka pranuar shtetin kosovar, por veprimet pa kompromis të Kurtit i percepton si armiqësore.”

Gazeta “Die Welt” i kushton vëmendje reagimit të Rusisë pas ashpërsimit të konfliktit në veriun e Kosovës, që edhe njëherë del si fuqia mbrojtëse e serbëve.

“Rusia e sulmoi ashpër perëndimin. ‘Ne kërkojmë nga perëndimi që më në fund të ndalë propagandën mashtruese që fajin për incidentet në Kosovë ua vë serbëve të dëshpëruar që duan të mbrojnë të drejtat legjitime dhe lirinë e tyre pa armë dhe në mënyrë paqësore’, deklaroi Ministria e Jashtme në Moskë….nuk është vonë ‘të kthehet pas historia e zgjedhjeve komunale të falsifikuara të 23 Prillit.'”/DW

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Bekë Berisha dhe Burim Ramadani mbesin jashtë Kuvendit, shkak kuota gjinore

KosovaNewss 31/05/2023 31/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania shënon fitore me rezultat të thellë ndaj Kurasaos
21:14 -14/06/2026
Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?