KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtyhet shqyrtimi i raportit të RTK-së, shkak mospajtimet e deputetëve
Politikë

Shtyhet shqyrtimi i raportit të RTK-së, shkak mospajtimet e deputetëve

Kosova News
Kosova News 14:26 -25/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Komisionit Parlamentar  për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, që pikë të rendit të ditës kishte shqyrtimin e raportit vjetor të Radio Televizionit të Kosovës  për vitin 2022.

Kjo pasi deputetët e opozitës, anëtarë të Komisionit, kërkuan që në mbledhje të jenë të gjithë anëtarët e Bordit të RTK-së e në veçanti, anëtarja Shukrije Rama,e  cila në mbledhjen e fundit mes Bordit dhe Komisionit, kishte dëshirë të ngriste shumë çështje.

Megjithatë, anëtarët e Komisionit, sidomos ata nga opozita, kërkuan që ajo të jetë prezent meqë i ishte premtuar në mbledhjen e fundit,  që në mungesë të kohës, fjala do t’i jepej në mbledhjen e radhës.

 Përveç kësaj, anëtarët nga opozita thanë se do ta lëshojnë mbledhjen shkaku edhe i mungesës së katër deputetëve, duke e bërë të pamundur vazhdimin e mbledhjes shkaku i mungesës së kuorumit.

Sidoqoftë, në fund, pas shumë mosmarrëveshjesh, kryetari i Komisionit Parlamentar, deputeti Valon Ramadani, tha se vazhdimi i kësaj mbledhjeje do të jetë të premten në orën 11:00, datë 28 prill,  pavarësisht se kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, paralajmëroi se anëtarja e Bordit, Shukrije Rama, ndodhet jashtë vendit dhe e njëjta nuk kthehet deri me 30 prill.

Të gatshëm për raportin para Komisionit Parlamentar, për raportin vjetor të RTK-së për vitin 2022, ishin pesë anëtarë të Bordit së bashku edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së.

Por para fillimit të mbledhjes, deputeti Isak Shabani, anëtar i Komisionit, kërkoi të dijë për arsyen e mungesës së dy anëtarëve të Bordit të RTK-së. Fillimisht ai kërkoi të dijë nëse u ka shkuar ftesa.

Kryetari i Bordit të RTK-së,  Besnik Boletini, shpjegoi se ftesat u shkojnë sipas procedurave zyrtare, të gjithë anëtarëve të Bordit.

 “Me shkrim nuk kam marrë ndonjë arsyetim nga anëtarët që mungojnë, por në komunikim joformal, më kanë thënë se kanë pasur disa aktivitete të planifikuara më herët”, tha Boletini.

“Sigurisht se ftesën e kanë pasur dhe obligimet para Komisionit i di secili anëtar”, tha ai.

Por deputeti Shabani kërkoi  që ky takim të mos mbahet dhe të mos raportohet edhe për faktin se gjithashtu, katër deputetë kanë paralajmëruar më parë se nuk do të jenë prezent në mbledhje dhe të njëjtit  kanë kërkuar që ajo të shtyhet.

“Por për shkak të insistimit të kryetarit dhe disa anëtarëve të Komisionit është vendosur për sot”, tha Shabani, duke shprehur zhgënjim të madh për mungesën e dy anëtarëve të Bordit të RTK-së.

“Një shqetësim e kam të veçantë sepse një anëtare e Bordit ka kërkuar ta marrë fjalën e t’i drejtohet Komisionit,  vetëm pesë minuta, kurse ne kemi biseduar një orë e nuk ia kemi dhënë fjalën, në mbledhjen e kaluar”, tha ai.

“Mendoj se ajo duhet të jetë prezent e ky takim të shtyhet,  që të jenë të gjithë anëtarët e Bordit të pranishëm dhe  normal edhe deputetët që janë anëtarë të Komisionit”.

 Në të kundërtën ai tha se nuk do të marrë pjesë në mbledhje.

Reagim të ngjashëm pati edhe deputeti Agim Veliu, anëtar i këtij Komisioni Parlamentar. Ai tha se do të ishte mirë të jenë të gjithë anëtarët e Bordit, por edhe deputetët, anëtarë të Komisionit.

“Veçanërisht të jetë prezent zonja, anëtare e Bordit e cila në mbledhjen e  kaluar pati kërkuar fjalën edhe ne e anashkaluam me premtimin që do t’i jepet fjala në këtë mbledhje, por ajo nuk qenka prezent”, tha Veliu. “Do të ishte mirë që të jetë ajo si edhe anëtarët e Komisionit”.

Në të kundërtën, edhe ai paralajmëroi se nuk do të marrë pjesë në mbledhje.

E deputeti Njazi Isaku, tha se nuk e sheh si problamatike të mos fillohet mbledhja kur preznet janë Bordi dhe kryesuesi i tij, si edhe  edhe Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së.

“Nuk shoh arsye të mos fillohet mbledhja”, tha deputeti Isaku, duke shtuar se gjithashtu nuk ka asnjë arsye të mos fillohet mbledhja pse nuk janë katër deputetë prezent në mbledhje.

“E kjo i bie që ata janë shumë të rëndësishëm e nuk bën të fillojmë pa ta apo si është problemi”, pyeti ai. “Edhe ne jemi deputetë, jemi gjashtë deputetë. Pse duhet që për mos prezencën e disa deputetëve të mos vazhdojë mbledhja”, tha ai.  Isaku u shpreh se duhet foksuar te raporti vjetor e jo të mos fillohet  mbledhja për asrsye të cilat ai i cilësoi të panevojshme.

Ndërkohë, deputeti Fitim Haziri tha se qëllimi i kolegëve nga opozita është i qartë meqë prezent nuk janë edhe dy deputetë të shumicës në Komision.

“Ata janë me deyra jashtë vendit dhe këta deputetë kanë vendosur që ta lëshojnë këtë mbledhje, të na pamundësojnë kuorumin”, tha ai, duke shtuar se nuk është hera e parë që që ka raportim të Bordit të  RTK-së, e ku nuk janë prezent të gjithë anëtarët.

“Sa herë ka qenë Bordi i RTK-së apo Bordet tjera, nuk kanë qenë të gjithë anëtarët. Por qëllimi është të pamundësohet mbledhja sepse ne nuk i kemi dy deputetë tonë për të vazhduar”, tha ai. “Kjo është e qartë sikur hëna që vërehet në natën e kthjellët”.

E në fjalën e tij, deputeti Besim Muzaqi tha se Komisioni zbaton procedura dhe në këtë suituatë, ai i kërkoi kryetarit të Komisionit, që të zbatojë rregullorën dhe procedurat.

“E kemi miratuar rendin e ditës, pati kuorum të mjaftueshëm për ta miratuar dhe unë kërkoj të vazhdohet me raportimin e kryetarit të Bordit të RTK-së”, tha ai.

Deputeti Muzaqi tha se nëse ka çështje që duhet ngritur për anëtarët e Bordit që nuk janë prezent, atëherë mund t’iu përcillen pyetjet ose kërkesat me shkrim.

“E pas krejt raportimit, nëse nuk ka kuorum për ta votuar raportin, e votojmë në mbledhjen e radhës”.

Ndërkohë, edhe një herë fjalën e mori deputeti Isak Shabani, i cili tha se pa kuorum nuk duhet të vazhdojë mbledhja.

”Nuk është diçka që katër deputetë që janë më të rëndësishëm sepse të gjithë jemi të barabartë, por nëse duam të japim kontribut për këtë raport, përkundrazi e patë edhe ju që tani na erdhi një material”, tha ai.

Deputeti Shabani risolli në vëmendje shqetësimet e ngritura në mbledhjen e kaluar nga anëtarja e Bordit të RTK-së e cila mungoi në këtë mbledhje.

“Ka pasur aq shumë shqetësime marramendëse, saqë ne aq shumë kemi debatuar, sa nuk e kanë lënë ta shprehë mendimin e lirë në këtë Komision”.

Për këtë arsye, deputeti Shabani tha se ka dëshirë që ajo të jetë prezent e të tregojë nëse është dakord me këtë raport dhe nëse i njëjti është votuar edhe me pjesmarrjen e saj.

“Pse prish punë që të jetë edhe ajo prezente? Pse prish punë që ajo ka ngritur shumë shqetësime?”.

kryetari i Komisionit Parlamentar, Valon Ramadani  tha se edhe në mbledhjet e  mëhershme, sikurse në atë të kaluarën, anëtares së Bordit të RTK-së i është dhënë fjala.

“Ajo ka qenë mbledhje e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita dhe kemi debatuar katër orë për ato katër çështje”, tha Ramadani.

Ai u shpreh se janë ngritur disa çështje. “I kam thënë se për çfarëdo çështje tjetër, mund të vish në raportimin e  rregullt që është pas 31 marsit, që në këtë rast do të duhej të ishte këtu e të ngriste cilëndo çështje”.

Kryetari i Komisionit tha se nuk mundet  që t’i përshtatet mbledhja secilit deputet. “E dëgjojmë Bordin, i themi fjalët tona e nuk do të thotë se kjo mbledhje përfundon sot”, tha ai, duke shtuar se ka pasur shumë raste kur mbledhjet kanë vazhduar.

E kryetari i Bortdit të RTK-së, Besnik Boletini, tha se as në mbledhje të Bordit dhe as në Komision, nuk ka ndonjë mekanizëm që mund t’i detyrojë anëtarët e Bordit të jenë pjesmarrës në mbledhje.

“Zonja Rama ka njoftuar disa ditë më herët se nga data 24 deri më 30 prill nuk do të jetë në Kosovë”,tha Boletini, duke shpjeguar periudhën që do të mungojë  anëtarja e Bordit të RTK-së.

Ai tha se Bordi është i gatshëm të raportojë, por varet nga vendimi i Komisionit se si të procedojë më tej.

Boletini tha se në një nga mbledhjet e  Bordit të RTK-së, janë diskutuar në detaje të gjitha çështjet e ngritura nga njëra prej anëtareve të Bordit.

“Nuk ka asnjë çështje për të cilat Bordi mund të marrë ndonjë veprim dhe varësisht nëse ju e shtyni ose jo mbledhjen, ne do ta ftojmë edhe zonjën Rama”, tha Boletini.

“Por unë ftesën nga Komisioni e marr në cilësinë e kryetarit të Bordit të RTK-së, e përcjell e-mailin tek të gjithë anëtarët dhe nuk kam marrë ndonjë ftesë specifike për ndonjë anëtar të caktuar”.

Më tej, kryetari i Bordit tha se nuk beson se është praktikë e tillë që më pas ai ta njoftojë enkas kryetarin e Komisionit Parlamentar se një anëtar nuk merr pjesë në mbledhje.

“Përndryshe edhe në Komisionet tjera si në atë për Buxhet, kemi shkuar dy ose tre veta, varësisht si është qasja e secilit, por parimisht është mirë të jenë të gjithë, pajtohem, por unë nuk mund të garantoj se as herën tjetër do të jemi tetë anëtarët. Sidoqoftë, varësisht nga datat, sepse mundet dikush të mos jetë në Kosovë dhe është e pamundur objetkivisht të marrë pjesë’.

E në lidhje me këtë çështje, deputeti Agim Veliu tha se ka një replikë ndaj deputetit Haziri.

“Ju  siguroj se kurrfarë qëllimi personal nuk është për ta dështuar mbledhjne e Komisionit”, tha ai.

“Me siguri të plotë iu them se nuk e di as sa deputetë të LVV janë brenda apo jashtë sepse nuk i përcjell ato lëvizje”, tha deputeti Veliu.

“Qëllimi im është ta diskutojmë raportin në një përbërje që do të duhej të ishte sot, për shkak të një mbledhje të kaluar edhe premtimeve që i kemi dhënë bashkarisht edhe ne si komision, por edhe Bordi i RTK-së që kemi premtuar se pretendimet e saj, së pari do t’i shqyrtojnë në mbledhjne e Bordit e pastaj do të vijnë të raportojnë”.

Ai tha se nuk është kokorrekte nga Bordi pasi e ka ditur që një anëtare ka ngritur disa çështje që duhet të diskutohen, pavarësisht se u shpreh që nuk dëshiron t’i kualifikojë nëse janë të drejta apo të padrejta. “Është dashur të kenë mirëkuptim që ta presin kur të jetë prezent që të mos lëmë kurrfarë varre prapa”.

Prandaj Veliu tha se mund të bëhet intepretmimi i rregulloreve, por në këtë situatë, ai nuk e vazhdon mbledhjen.

Por kryetari i Komisionit Parlamentar, Valon Murati rikujtoi se në fund të mbledhjes së kaluar, me anëtaren e  Bordit të RTK-së, ka biseduar dhe ku i është thënë që Bordi të mbajë mbledhje e t’i diskutojë ato pika.

“Nuk dua të flas për këtë temë, por nuk kam informacion nëse Bordi ka mbajtur mbedhje apo  ka diskutuar ato pika që janë ngritur atë ditë”.

E deputeti Njazi Isaku tha se nuk duhet  qëndruar peng për një anëtare të Bordit. “A keni garancion se ajo vjen në mbledhjen e radhës?”, pyeti ai. “Pra ne duhet ta shtyjmë mbledhjen për raportin vjetor të RTK-së derisa të vijë një anëtare e Bordit. Kjo është kot’, tha deputeti Isaku.

Sipas tij, kjo situatë është e pakuptimtë. “E të thuhet se ata deputetë që nuk janë prezent janë më të rëndësishëm, kjo nuk është në rregull. Ne duhet të bazohemi të puna dhe raporti i Bordit të RTK-së”, u shpreh ai. “Kjo është e pakuptimtë se mungojnë katër deputetë. Kjo është diçka që nuk ka koment”.

Pas krejt mosmarrëveshjeve mes anëtarëve të Komisionit Parlamentar, kryetari i Komisionit vendosi që të premten në orën 11:00, të vazhdojë mbledhja për raportimin e  Bordit të RTK-së për  raportin vjetor.

Kryetari i Komisionit tha se këtë shtyrje e bën shkaku i anëtares së Bordit të RTK-së së cilës në mbledhjen e kaluar i është premtuar se në atë të radhës, do t’i jepet fjala për të shprehur qëndrimet dhe shqetësimet e saj.

 “Ne mund ta presim deri të premten”, tha Murati. “Të  premten kjo mbledhje është vazhdim i kësaj të sotmes”/rtk

Gjithashtu lexoni:

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Kurti pret deputeten e Parlamentit Kantonal të Bernës, Shasime Osmani

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit

Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit

Kosova News 25/04/2023 25/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, Trainkos anulon për sot linjat Pejë-Prishtinë
09:35 -03/08/2026
Moti me diell dhe temperatura deri në 36°C
09:17 -03/08/2026
Edhe sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë
08:37 -03/08/2026
Kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë
08:35 -03/08/2026
Aksident fatal në Pejë, treni godet për vdekje një grua
08:33 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?