KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtyhet gjykimi ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
Siguri

Shtyhet gjykimi ndaj Glauk Konjufcës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Kosova News
Kosova News 10:37 -13/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Për arsye se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar që të shtyhet seanca e së enjtes shkaku i angazhimeve të tij, ka dështuar të mbahet gjykimi në rastin ku i njëjti akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës dhe pengim të personit zyrtar më 2016 në Kuvend.

Lidhur me mungesën e Konjufcës, gjykatësja Edita Çanta konstatoi se i njëjti përmes parashtresës, ka kërkuar shtyrjen e seancës pasi që nuk mund të jetë prezent për shkak të angazhimit në funksionin që ushtron.

Po ashtu, gjykatësja Çanta tha se gjykata ka njoftuar stacionet policore përkatëse lidhur me revokimin e urdhëresave për dëshmitarët Adem Grabovci dhe Ismet Beqiri, meqenëse nuk ka kushte për mbajtjen e seancës.

Në mungesë të kushteve ligjore, seanca e sotme është shtyrë në afat të pacaktuar.

Ndryshe, seanca e kaluar ishte shtyrë në mungesë të dëshmitarëve, ish-deputetëve Adem Grabovci, Ismet Beqiri dhe Slobodan Petroviq.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Glauk Konjufcës, të cilin e ngarkon me dy vepra penale.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Konjufca po akuzohet se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq, i njëjti në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhje ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë.

Aktakuza thotë se si pasojë e kësaj, qëndrimi i pjesëmarrësve është pamundësuar nga tymi që ka shkaktuar gazi lotsjellës dhe të njëjtit janë detyruar të braktisin sallën, me çka i pandehuri Konjufca ka rënë ndesh me nenin 9.1 të Rregullores nr.04/12 për armëmbajtje në Republikën e Kosovës, ku ndalohet përdorimi i armëve.

Me këtë, Konjufca po akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.

Ndërsa, sipas dispozitivit të dytë të kësaj aktakuze, me datë, në kohë dhe vend të përshkruar si në dispozitivin e parë të kësaj akuze, i pandehuri Konjufca gjatë përdorimit të gazit lotsjellës ka penguar personat zyrtarë si kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq në kryerjen e detyrave zyrtare, ç’rast të gjithë personat zyrtarë janë detyruar ta ndërpresin mbledhjen dhe të largohen nga salla.

Për këtë, Konjufca po akuzohet se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare” parashikuar nga neni 409, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej tre muaj deri në tre vjet.

Gjithashtu lexoni:

Aksident trafiku në Klinë, lëndohen tre persona

Ekstradohet nga Kosova për në Danimarkë i kërkuari përmes INTERPOL-it

Gjenden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë, Policia konfirmon identitetin

Dogana kap mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera rreth 15 mijë euro

Një muaj paraburgim për 26-vjeçarin që dyshohet se vrau babain e tij në Strellc të Deçanit

Kosova News 13/04/2023 13/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste nuk mund të tërheqë zvarrë rajonin
22:44 -27/07/2026
Krizë te Kombëtarja Italia, Maldini e Leonardo largohen 16 ditë pas emërimit
21:44 -27/07/2026
Rasti Lule Gjeli, Rama: Jeta Xharra nuk mund t’i përdorë më hapësirat në hotelin Grand
20:34 -27/07/2026
Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh
20:02 -27/07/2026
Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit
19:59 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?