KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtyhet gjykimi ndaj deputetit të VV-së për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend
Siguri

Shtyhet gjykimi ndaj deputetit të VV-së për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend

Kosova News
Kosova News 11:46 -20/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Prishtinë – Për shkak se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani ka kërkuar kohë të caktimin e një avokati tjetër, ka dështuar përsëri të mbahet të martën seanca në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku i njëjti akuzohet për hedhjen e gazit lotësjellës në Kuvend.

I akuzuari Ramadani tha se të premten është njoftuar nga avokati i tij i mëhershëm (Naser Sopjani) që e ka revokuar autorizimin për ta përfaqësuar në këtë çështje.

“Unë e kom marrë një njoftim prej avokatit të premten, që e ka revoku, unë kisha kërku një avokat, ta gjej një avokat tjetër”, tha Ramadani.

Ramadanit për seancën e sotme i ishte caktuar avokatja Sahadete Gashi, sipas detyrës zyrtare.

“E keni caktu, po unë kom menu që ai vjen (Sopjani), po nuk është që kam mujt me kontaktu shumë ma herët…”, tha ai, duke kërkuar që të shtyhet seanca për të caktuar një tjetër mbrojtës.

Më pas, gjykatësja Anita Krasniqi-Prenaj aprovoi kërkesën e të akuzuarit Ramadani, për shtyrjen e kësaj seance, ashtu që i njëjti të ketë mundësi të angazhojë një mbrojtës të ri.

Gjithashtu, edhe seanca e 22 janarit 2024 kishte dështuar, pasi në atë seancë kishte munguar avokati Naser Sopjani.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, e ngarkon Ramadanin për dy vepra penale dhe atë “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” si dhe për “Pengim të personit zyrtar, në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Për këtë rast, më 13 korrik 2021 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ishte mbajtur seanca fillestare në të cilën deputeti Ramadani ishte deklaruar i pafajshëm për veprat penale që i vihen në barrë.

Gjykata e shkallës së parë me aktvendimin e 8 shtatorit 2021 kishte refuzuar si të pabazuar kërkesën për hudhje të aktakuzës të parashtruar nga mbrojtësi i të pandehurit Ramadani, me arsyetimin se pretendimet e të njëjtit janë të paqëndrueshme, të paargumentuara dhe të pambështetura në ndonjë arsye konkrete.

Kundër këtij vendimi, në Gjykatën e Apelit ankesë kishte ushtruar mbrojtësi i të akuzuarit Valon Ramadani, avokati Naser Sopjani, shkruan Betimi për Drejtësi.

Ndërsa, Gjykata e Apelit më 8 tetor 2021 kishte nxjerrë aktvendim me të cilin kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e avokatit Sopjani me ç’rast kishte konfirmuar aktakuzën ndaj Ramadanit. 

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 30 korrik 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Valon Ramadanit, me arsyetimin se ka kryer dy vepra penale dhe atë “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, nga neni 375, paragrafi 1 të KPRK-së si dhe “Pengim i personit zyrtar, në kryerjen e detyrës zyrtare”, nga neni 409, paragrafi 1 të KPRK-së.

Sipas aktit akuzues, më 21 mars 2018, në Prishtinë, saktësisht në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, i akuzuari Ramadani, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në shkelje me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ka përdorur armë, në atë mënyrë që ka ndezur dhe ka hedhur një bombolë të gazit lotsjellës gjatë zhvillimit të seancës së jashtëzakonshme.

Në aktin akuzues thuhet se në kohën, vendin dhe mënyrën e lartcekur, i akuzuari Ramadani ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës zyrtare, përkatësisht deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mënyrë që ka përdorur gazin lotsjellës dhe janë ndërprerë punimet e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të RKS-së.

Gjithashtu lexoni:

Ndalohet në Malishevë vetura që u vodh në Gjermani

26 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës, asnjë i dënuar

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Policia me aksion në Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara

KFOR-i kryen stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

Kosova News 20/02/2024 20/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
12° _ 8°
77%
7 km/h
Mon
20 °C
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
20 °C
Fri
20 °C

Lajmet e Fundit

Ndalohet në Malishevë vetura që u vodh në Gjermani
10:09 -19/05/2025
Punëtorët e “Infrakos”-it dhe “Trainkos”-it protestojnë për rritje pagash, paralajmërojnë “bllokadë totale” nga 26 maji
09:40 -19/05/2025
26 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës, asnjë i dënuar
09:19 -19/05/2025
Nga sot 5G funksionon edhe në Samsung, në Kosovë
08:40 -19/05/2025
Parashikimi i motit për këtë javë
08:36 -19/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?