Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Pecil ka bërë të ditur se është shtyrë për herë të dytë e të fundit afati për aplikim në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2023.
Kështu bujqit e Kosovës do të kenë kohë edhe disa ditë që të aplikojnë dhe të përfitojnën nga pagesat që jep Qeveria e Kosovës.
“Zgjatja e këtij afati bëhet për 7 ditë përkatësisht nga data 7 prill 2023 deri më 14 prill 2023 në ora 16:00. Punë të mbarë e të bereqetshme!”, thuhet në njoftimin e publikuar në rrjetin social Facebook nga vetë ministri Peci.
Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci kanë prezantuar në fillim të muajit janar nisjen e pagesave direkte për bujqit e Kosovës, e që sivjet janë paraparë mbështetje në emër të subvencioneve mbi 100 milionë euro, raporton KosovaNews.


