KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtrenjtimi i naftës në Kosovë, flet ministrja Hajdari
Ekonomi

Shtrenjtimi i naftës në Kosovë, flet ministrja Hajdari

Kosova News
Kosova News 16:25 -18/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në kohën kur çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po pësojnë rritje si pasojë e konfliktit mes Iranit dhe Izraelit, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se Kosova është më e mbrojtur sa i përket sektorit të naftës, por jo edhe për produktet tjera esenciale.

Hajdari tha se Kosova ka bazë ligjore për të rregulluar çmimet e derivateve, ndërsa për produktet e tjera bazë mungon një ligj funksional, për çka fajësoi opozitën që, sipas saj, kishte kundërshtuar këtë nismë.

“Për sektorin e naftës jemi më mirë ligjërisht të kompletuar, edhe pse kemi synuar edhe për shumë produkte tjera esenciale në rast të ç’rregullimit të tregut. Ligji për rregullimin e çmimeve të produkteve bazë nuk arriti të miratohej për shkak të kundërshtimeve nga opozita. Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë ligjin, duke e konsideruar si kufizim të konkurrencës së lirë në treg”, theksoi Hajdari.

Megjithatë, sipas saj, Kosova nuk mund të ndikojë në çmimin furnizues të naftës që hyn në treg përmes importit, pasi çmimi referues përcaktohet në Doganën e Kosovës.

Aktualisht, çmimi për një litër naftë në tregun e Kosovës varion nga 1.17 euro deri në 1.25 euro.

Hajdari tha gjithashtu se Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut është aktiv dhe po mbikëqyr në mënyrë të vazhdueshme zbatimin e rregullave për çmimet e naftës.

E pyetur për një pikë derivatesh në Pejë që dyshohet të funksionojë jashtëligjshëm, ministrja tha se nuk ka informacion për rastin konkret, por konfirmoi se inspektimet janë rritur ndjeshëm.

“Jo, nuk jemi në dijeni për këtë rast konkret. MINT e ka rritur inspektimin në sektorin e naftës për më shumë se 100 për qind gjatë këtij mandati. Për çdo rast të dyshuar, marrim masa dhe informohemi me shkrim”, tha ajo.

Ministrja shtoi se që nga marrja e mandatit ka gjetur sektorin e naftës të paformalizuar, por tashmë janë licencuar 98 për qind e operatorëve ekonomikë.

“Kur kam nisur mandatin në vitin 2021, më shumë se 50 për qind e pikave të karburanteve kanë qenë të palicencuara. Me ligjin e ri kemi thjeshtuar procedurat, kemi ulur tarifat dhe tash 98 për qind e operatorëve janë të licencuar. Tarifa për licencë është ulur në 50 euro për naftën dhe 55 euro për produktet e duhanit”, shtoi ajo.

Këto deklarata Hajdari i bëri gjatë lansimit të skemës së re të granteve prej 1 milion euro për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK).

Gjithashtu lexoni:

KRU Prishtina paralajmëron konsumatorët: S’ka ujë të pijshëm, pa paguar faturat

Pas shtrenjtimit, paralajmërohet zbritja e çmimeve të derivateve

Ministria e Arsimit konteston emërimin e gruas së Memli Krasniqit si ud. të drejtoreshës së Institutit Albanologjik

Moti sot me diell, temperaturat pritet të arrijnë nga 28 deri në 32°C

Sot vendoset gurthemeli i aneksit të depos së barnave

Kosova News 18/06/2025 18/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
64%
1 km/h
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
38 °C
Fri
32 °C
Sat
28 °C

Lajmet e Fundit

Përmbyllet afati – Vetëm dy koalicione për zgjedhje lokale, 5 parti njoftuan mospjesëmarrjen në zgjedhje
11:00 -24/06/2025
KRU Prishtina paralajmëron konsumatorët: S’ka ujë të pijshëm, pa paguar faturat
10:41 -24/06/2025
Pas shtrenjtimit, paralajmërohet zbritja e çmimeve të derivateve
10:13 -24/06/2025
Ministria e Arsimit konteston emërimin e gruas së Memli Krasniqit si ud. të drejtoreshës së Institutit Albanologjik
09:56 -24/06/2025
Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë gjoba në trafik
09:21 -24/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?