Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bëri të ditur se në kuadër të realizimit të planit të arsimimit ushtarak, tashmë i janë shtuar kontingjentit të liderëve edhe një grup i nënoficerëve të FSK-së.
Ushtarakët janë certifikuar pasi kanë mbaruar me sukses kursin e avancuar, raporton KosovaNews.
“Në kursin e avancuar me sukses të lartë është realizuar dhe janë certifikuar liderët e rinj-nënoficerë me shkathtësitë e reja në udhëheqje dhe menaxhim, fitnes fizik dhe ceremoni, taktika dhe operacione, plane dhe urdhra, si dhe organizim e detyra shtabore. Shumë urime të gjithëve e vazhdojmë me sukseset e radhës!”, ka shkruar ministri Mehaj.



