KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
RamushHaradinaj
Home » Shtesat e Qeverisë për qytetarët, Haradinaj – Kurtit: Shteti nuk mbahet me “vitra”
Politikë

Shtesat e Qeverisë për qytetarët, Haradinaj – Kurtit: Shteti nuk mbahet me “vitra”

Kosova News
Kosova News 12:01 -12/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës i ka ndarë 150 milionë euro për mbështetje të qytetarëve në kuadër të pakos për përballen me inflacionin, e cila është vazhdimësi e pakos për ringjalljen ekonomike.

Por me këtë mbështetje nuk është i kënaqur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke e cilësuar kryeministrin Albin Kurti “mashtrues ordiner”.

Sipas tij, Qeveria po mundohet ta mbajë shtetin me “vitra”.

Ai ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë për shtesa për pensionistët.

Sipas tij, zgjidhja bëhet me masa të përhershme. Ka ftuar për rritje të pensioneve.

“Jetesa në Kosovë po bëhet e papërballueshme, si pasojë e rritjes pa kontroll të çmimeve, e Kryeministri në stilin e një mashtruesi ordiner, provon që duke ndarë lëmoshë t’i mbajë ‘gjallë’ pensionistët të cilët me aq sa marrin nuk i sigurojnë dot as ilaçet. Shteti nuk mbahet me ‘vitra’, herë 50 euro e herë 100 euro! Zgjidhja është me masa të përhershme. Rriti pagat e pensionet e mos e shndërro shtetin në ‘cirk social’. Pensionistët kanë nevojë për dinjitet e jo për lëmoshë. Nëse nuk di, merr shembull nga shtetet përreth”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në fillim të muajit shtator, Qeveria e Kosovës ka prezantuar një pako mbështetëse për qytetarët, për të cilën kryeministri Albin Kurti tha se do të jenë ndihmë në kuadër të pakos për përballen me inflacionin, e cila është vazhdimësi e pakos për ringjalljen ekonomike.

Kurti tha se familjet me asistencë sociale do të mbështeten me dyfishim të shumës së asistencës për një muaj, shtatorin. Pensionistët do të marrin nga 100 euro për muajin shtator, ndërsa shumën e njëjtë do ta marrin edhe studentët, në nëntor.

Nga 100 euro do të marrin edhe punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe kjo është ndihmë e njëhershme.

Sipas tij, nga shtatori nga 50 euro shtesë do të marrin punëtorët e sektorit publik.

Ndërsa për punëtorët e sektorit privat u tha se Qeveria do të subvencionojë për tre muaj ato biznese që i rrisin pagat e punëtorëve, pra gjysmën e rritjes së pagës së tyre për tre muaj.

Në total, Kurti tha se do të ndahen 150 milionë euro për pakon për përballen me inflacion./KosovaNews/

Gjithashtu lexoni:

Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë

3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit

Prattipati: Kosova vendi më proamerikan në botë, shembull i një partneriteti që jep rezultate

Osmani priti në takim komandantin në largim dhe atë të ri të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan

Danimarka e ka prioritet zgjerimin e BE-së

Kosova News 12/10/2022 12/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
64%
2 km/h
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinës
23:22 -01/07/2025
Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar
23:07 -01/07/2025
Prokuroria: Valon Syla kafshoi dhe kapi për flokësh të dëmtuarën
22:31 -01/07/2025
Bosch ndan deklaratën e profesorit britanik për Gjykatën Speciale: Një projekt për ta kënaqur Serbinë
22:26 -01/07/2025
3 milionë euro për dy ura të reja në Mitrovicë – Kurti jep detajet e projektit
21:45 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?