Sot, rreth orës 17:37, ka ndodhur një aksident në afërsi të fshatit Kliqinë në Jabllanicë të Leshanit të komunës së Pejës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe kanë pësuar lëndime shtatë persona.
Personat e lënduar janë dërguar me autoambulance dhe vetura private në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor.