Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të shtunën në Kmetoc të Kamenicës.
Policia ka njoftuar të dielën se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, njëri prej të cilëve është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në këtë aksident, të përfshira ishin dy automjeteve, ku ngasësi i njërës është shtetas i Luksemburgut.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.


