Gjatë ditës së sotme, Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, ka mbajtur një mbledhje, ku më pas u raportua se është marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqin.
Megjithatë, ShSKUK ka dalë me një sqarim ku ka treguar se në mbledhjen e sotme , ka shqyrtuar raportin final të Zyrës Kombëtare të Auditimit për SHSKUK, si dhe pika të tjera të përcaktuara më parë me rendin e ditës. Pra, të njëjtit mohojnë shkarkimin e Krasniqit.
“Në mbledhjen e datës 27 korrik 2022, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka shqyrtuar raportin final të Zyrës Kombëtare të Auditimit për SHSKUK, si dhe pika të tjera të përcaktuara më parë me rendin e ditës”, thuhet në komunikatën e Bordit Drejtues – ShSKUK.
Komunikata e Plotë:
Në mbledhjen e datës 27 korrik 2022, Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka shqyrtuar raportin final të Zyrës Kombëtare të Auditimit për SHSKUK, si dhe pika të tjera të përcaktuara më parë me rendin e ditës.
Me respekt,