KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ShSKUK furnizon spitalet me barna dhe material shpenzues
Shëndetësi

ShSKUK furnizon spitalet me barna dhe material shpenzues

Kosova News
Kosova News 17:54 -27/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka bërë të ditur se ka furnizuar spitalet me barna dhe material shpenzues si penjë kirurgjik, doreza sterile dhe jo sterile.

Njoftimi i plotë:

Komunikatë për media nga ShSKUK lidhur me publikimet e fundit për furnizim me barna dhe material shpenzues

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se ka furnizuar klinkat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe spitalet e përgjithshme me shumicën e penjve kirurgjik, doreza sterile dhe jo sterile.

Po ashtu, janë lëshuar porositë sipas urgjencave dhe në vazhdimësi po vazhdon lëshimi i porosive për furnizim me barna dhe material shpenzues për tremujorin e parë të vitit 2023, sipas kërkesave nga njësitë përbërëse.

Sa i përket furnizimit me barna në Klinikën e Onkologjisë, gjatë ditëve të fundit gjendja është përmirësuar dukshëm.

Sipas raportit zyrtar nga Klinika e Onkologjisë, vetëm nga data 12-23 janar 2023, kjo klinikë është furnizuar me citostatikë në vlerë mbi 1.2 milion euro.

 Disa nga mungesat janë evidente, në disa raste për arsye të procedurave të prokurimit, por ka edhe raste kur fare nuk paraqiten ofertues.

ShSKUK është ballafaquar edhe më shumë lëndë që janë duke pritur për shqyrtim në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, e që ka shkaktuar vështirësi në furnizim. Kjo na ka detyruar që të procedojmë me procedura për furnizim urgjent.

Për informim të publikut dhe për hir të së vërtetës, po i publikojmë raportet zyrtare nga Barnatorja Qendore ndër vite, ku paraqitet në përqindje furnizimit me barna dhe materilal shpenzues nga Lista Esenciale për QKUK dhe Spitale Rajonale, në bazë të kërkesave të njësive. 

Gjithashtu lexoni:

Java e dytë e konfliktit Irani dhe Izraeli me sulme të pandërprera

Komandanti i KFOR-it drejton një ceremoni të dorëzimit të detyrës në kampin ‘‘Film City’’

U arrestua për keqpërdorim detyre,prokuroria kërkon paraburgimin  ndaj  zyrtares së urbanizmit  në Prizrenit

Osmani: Refugjatët janë histori mbijetese, force dhe shprese

I akuzuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli dërgohet në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK

Kosova News 27/01/2023 27/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

Muja: Telekomit po i kthehen milionat e vjedhura, opozita shpik skandale
12:03 -21/06/2025
Dështon edhe përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
11:17 -21/06/2025
18.800 maturantë sot do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore
10:45 -21/06/2025
Java e dytë e konfliktit Irani dhe Izraeli me sulme të pandërprera
10:18 -21/06/2025
Mbyllen për qarkullim disa segmente të autostradave
10:11 -21/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?