Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku mbrëmë në emisionin “Debat Plus” bërë një deklaratë skandaloze duke thënë se dhjetëra vdekje ndodhin brenda vitit në emergjencë për shkak se transfuzioni vonohet 40 minuta nga objekti Transfuzionit të Gjakut.
“kam shku kam bisedu me doktorë në emergjencë dhe a e dinin se dhjetëra vdekje ndodhin brenda vitit në emergjencë se Transfuzioni vonohet 40 minuta nga objekti Transfuzionit të Gjakut” tha Abdixhiku
Kundër kësaj deklarate ka reaguar Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës duke thënë se për qëllime partiake po deziformohet dhe manipulohet publiku me të dhëna jo të sakta.
Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se deklaratat e Abdixhikut janë tërësisht të pavërteta dhe se kjo gjë jo që nuk ka ndodhur tani por nuk ka ndodhur në tërë historikun e Klinikës Emergjente, prej vitit 1999, e deri më sot.
Në vijim reagimi i poltë:
REAGIM
Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, reagon ndaj keqpërdorimit dhe keqinformimit që po bëhet nga partitë politike.
Për qëllime partiake po deziformohet dhe manipulohet publiku me të dhëna jo të sakta.
Mbrëmë në një debat televiziv, kryetari i partisë LDK-së, z. Lumir Abdixhiku, deklaroi se “kam shku kam bisedu me doktorë në emergjencë dhe a e dinin se dhjetëra vdekje ndodhin brenda vitit në emergjencë se Transfuzioni vonohet 40 minuta nga objekti Transfuzionit të Gjakut”.
Kjo deklaratë nuk qëndron, është plotësisht e pabazë dhe nuk ka ndodhë diçka e tillë, jo vetëm tani por në tërë historikun e Klinikës Emergjente, prej vitit 1999, e deri më sot.
Bashkëpunimi dhe koordinimi me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut është shumë i mirë dhe asnjëherë nuk ka mungesë të gjakut në Klinikën Emergjente dhe asnjë pacient nuk ka vdekur, apo vuajtur mungesën e gjakut në Emergjencë.
Klinika Emergjente, bën thirrje që të gjithë përfaqësuesit mos të cënojnë punën dhe djersën e punëtorëve të Klinikës Emergjente, që 24-orë, pa ndalë janë në shërbim të pacientëve.