Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti pritet të mblidhet këtë të martë.
Anëtarët e këtij komisioni do ta shqyrtojnë raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, Komisioni për Ekonomi do t’i formojë grupet punuese për shqyrtimin e projektligjeve në procedurë.
Sipas njoftimit të zyrës për informim të Kuvendit të Kosovës në rendë ditë, ndër të tjera, pra janë edhe: “Formimi i grupeve të punës për shqyrtimin e projektligjeve në procedurë; Shqyrtimi i Raportit vjetor i Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës (AKRK) për vitin 2023”.


