KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqiptaro-amerikanët kërkojnë mbështetje më të madhe nga ShBA për Kosovën
Politikë

Shqiptaro-amerikanët kërkojnë mbështetje më të madhe nga ShBA për Kosovën

Kosova News
Kosova News 17:31 -12/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesit e komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara përmes një letre dërguar Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, kanë kërkuar nga Washingtoni mbështetje më të madhe për Kosovën.

Njëri nga hartuesit e letrës, veprimtari Drilon Gashi, në një bisedë në emisionin Magazina, në Radio Dukagjini, deklaroi se reagimi erdhi pas shqetësimeve nga veprimet jo shumë të balancuara të SHBA-së kundrejt Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në veri.

“Letra është hartuar nga unë dhe Besnik Pula dhe është nënshkruar nga afro 200 persona. Përmes saj bëhet thirrje që të ketë një ndryshim në qasjen aktuale të politikës së Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe mbështetje për shtetin me demokraci dhe përkrahës të politikave të jashtme. Me zhvillimet e fundit në veri, ne kemi parë veprime jo fort të balancuara të SHBA-së kundrejt Kosovës dhe kjo është e dëmshme për politikat amerikane”, ka thënë Gashi.

Lidhur me kritikat e faktorit ndërkombëtar drejtuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për mungesë bashkëpunimi, Gashi ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që veprimet të bashkërendohen mirë me SHBA-në.

I pyetur për sanksionet e mundshme të SHBA-së kundër Kosovës, nëse nuk arrihet një marrëveshje për daljen nga kriza në veri, Gashi ka thënë se SHBA-ja e ka atë fuqi, por se është e paimagjinueshme që një mike si Amerika të vendosë sanksione kundër popullit dhe cilitdo udhëheqës të Kosovës.

“Shpresoj shumë të mos ketë sanksione. Një miqësi që kanë SHBA dhe Kosova, do të duhej që gjërat të diskutohen më shumë në tryeza. E kam vështirë të imagjinoj që populli apo një udhëheqës i Kosovës, kushdo qoftë ai, meriton sanksione nga SHBA, pavarësisht që ajo e ka fuqinë, por me deklarimet e fundit, kam përshtypjen se po shkojmë drejt zgjidhjes”, ka thënë Gashi.

Gjithashtu lexoni:

PDK-ja, LDK-ja e Aleanca s’pritet t’i ndryshojnë shefat e grupeve parlamentare

Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Abdixhiku: Kemi afrime me VV-në, por ende dallime në çështjen kryesore

Sot konstituohet Kuvendi, deputetët e legjislaturës së XI-të mblidhen për herë të parë

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje

Kosova News 12/06/2023 12/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

PDK-ja, LDK-ja e Aleanca s’pritet t’i ndryshojnë shefat e grupeve parlamentare
10:57 -06/08/2026
Nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
10:35 -06/08/2026
Abdixhiku: Kemi afrime me VV-në, por ende dallime në çështjen kryesore
09:57 -06/08/2026
Bien lehtë çmimet e derivateve
09:31 -06/08/2026
Temperaturat e larta, edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë
09:11 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?