Në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës, janë vendosur flamuj të Kosovës dhe ata kombëtarë.
Vendosja e tyre është organizuar nga një grup i të rinjve.
Njëri nga organizatorët e këtij aktiviteti, tha për mediat se me këtë duan të tregojnë se nuk do të largohen nga atje,
“I kemi nxjerrë flamujt me tregu që jemi këtu, nuk jemi duke shku”, tha ai.
Të dielën është mbajtur një tubim në sheshin e Mitrovicës së Veriut, i organizuar nga Lista Serbe, pas vendimit për bojkotim të institucioneve të Kosovës.




