Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar për rezultatin kombëtaren shqiptare të futbollit, pasi mundi Poloninë.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Kurti vlerëson se me fitoren e mbrëmshme të futbollistëve shqiptarë, është përmbyllur një fundjavë e jashtëzakonshme e vendeve tona.
Urimi i kryeministrit Kurti:
Ndeshje e paharrueshme futbolli që Shqipërinë e bën të dalë e para në grupin e saj.
Urime!
Me golin e sulmuesve Jasir Asani nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut dhe Mirlind Daku nga Gjilani i Kosovës, si dhe me futbollistë edhe nga Lugina e Preshevës, të përbashkuar me një qëllim: kualifikimi për EURO 2024.
Fitorja e mbrëmshme 2:0 përmbylli një fundjavë të jashtëzakonshme të vendeve tona e sportit te ne.
Bravo!