KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqipëri, gjendet i vrarë në rezervuar 26-vjeçari, arrestohen tre autorët që dyshohet se e vranë
Rajon

Shqipëri, gjendet i vrarë në rezervuar 26-vjeçari, arrestohen tre autorët që dyshohet se e vranë

Kosova News
Kosova News 13:05 -18/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ngjarja e dy ditëve më parë në Maliq ku një i ri u gjet i mbytur në rezervuar, rezulton të ketë qenë një vrasje.

Zhdukjen e Martin Çeços e denoncoi i ati, ndërkohë që pas kërkimeve, trupi i pajetë i të riut u gjet të rezervuarin e fshatit Kolanec. Viktima ka pasur shenja në fyt, ç’ka bëri prokurorinë të hetojë dhe pistën e vrasjes. Pas hetimeve, rezulton që në 12 qershor,  tre shtetas e kanë mbytur 26-vjeçarin dhe më pas e kanë hedhur trupin në rezervuar për ta inskenuar si vetëvrasje.

Autorët e dyshuar të vrasjes janë identifikuar Bleti Angjo, 38 vjeç; Valter Mollaj, 43 vjeç dhe Edlir Mollaj, 35 vjeç. Krimi dyshohet se ka nisur për motive banale, lidhur me një vajzë 18-vjeçare me të cilën viktima ka pasur një romancë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur dy ditë më parë, në rezervuarin e fshatit Kolanec, Maliq, ku u gjet i pajetë shtetasi M. Ç., 26 vjeç, banues në këtë fshat, i cili rezultonte i larguar nga banesa, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Maliq, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Marjani”. Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i tre autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve:

– B. A., 38 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Pogradec (i dënuar më parë për vjedhje);

– V. M., 43 vjeç, banues në fshatin Marjan, Korçë;

– E. M., 35 vjeç, banues në fshatin Marjan, Korçë.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë nxjerrë nga rezervuari trupin e pajetë të 26-vjeçarit M. Ç., kanë krijuar dyshime se bëhej fjalë për një ngjarje kriminale, duke qenë se gjatë këqyrjes, në trupin e 26-vjeçarit, janë konstatuar shenja në pjesën e fytit.

Falë punës profesionale hetimore, provave dhe informacioneve të grumbulluara nga grupi hetimor, u dokumentua se tre shtetasit e arrestuar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.06.2022, kanë marrë viktimën M. Ç., në fshatin Kolanec, dhe pasi e kanë vrarë (mbytur), për motive të dobëta, kanë hedhur trupin e tij në rezervuar, për të mbuluar ngjarjen dhe për të inskenuar një vetëvrasje të 26-vjeçarit. /Top Channel/

Gjithashtu lexoni:

Samiti i vitit 2027 do të zhvillohet në Tiranë

E mori me forcë dhe e futi në veturë, arrestohet 34 vjeçari në Tiranë

“Po na vijnë turistë byreku e kosi”, eksperti: Gjirokastra e Himara po braktisen

Kumbaro dhe Hoxha në Vlorë: Në fokus hapësirat publike në plazhe dhe ndotja mjedisore

“Njëri është në intubim”, detaje nga aksidenti i tre të miturve në Tiranë

Kosova News 18/06/2022 18/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
22° _ 20°
70%
2 km/h
Thu
36 °C
Fri
34 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C
Mon
27 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova nuk është më vështruese e padrejtësive në Luginë, me vendimet e saj është përherë pranë dhe praninë do ta rrisë nga viti në vit
22:46 -25/06/2025
Specialja hedh poshtë ankesat e mbrojtjes në rastin e administrimit të drejtësisë
22:27 -25/06/2025
Hoxhaj: E mbështes koalicionin Vetëvendosje – PDK
22:01 -25/06/2025
Çeku: Shtimja shumë shpejt do të bëhet me stadium modern
21:28 -25/06/2025
Irani konfirmon vdekjen e komandantit të lartë ushtarak
21:12 -25/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?