Një operacion i gjerë anti-drogë është ekzekutuar në mëngjesin e sotëm (21 maj) mes Italisë e Shqipërisë, drejtuar nga Antimafia e Barit e autoritetet shqiptare në bashkëpunim me Interpolin.
Operacioni, i koduar “Ura”, ka çuar në shkatërrimi e një rrjeti trafiku heroine e kokaine mes Ballkanit, Evropës Veriore e Puglias në Itali.
Në këtë operacion morën pjesë SPAK, Drejtoria e Antimafias së Barit, Zyra koordinuese e ekspertit të sigurisë në Tiranë nën koodrinimin e Eurojust e Drejtorisë Qendrore të Antiamafias së Romës.
Si pasojë e këtij operacioni janë lëshuar 52 urdhra ndalimi në Shqipëri e Itali, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës, riciklimit e abuzimit me detyrën, si dhe sekuestrua pasuri me vlerë në disa miliona euro në të dy vendet.
Për momentin nuk jepen më shumë detaje rreth këtij operacioni, teksa kreu i SPAK, Altin Dumani dhe Drejtori i Antimafias italiane, Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë, Gianluca Forlani pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp për të ndarë më shumë informacione/ rtsh