Rama dhe Von der Leyen do të mbajnë pas takimit një konferencë për mediat, ndërkohë do të marrin pjesë edhe në Forumin e Investimeve midis Bashkimit Evropian (BE) dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka vizituar Shqipërinë, ndërkohë është takuar me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama.
Takimi Begaj-Von der Leyen është zhvilluar në selinë e Presidencës së Shqipërisë pa praninë e mediave.
Kryeministri Rama ka pritur me ceremoni zyrtare presidenten e KE-së para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë, ndërkohë më pas është mbajtur takimi kokë më kokë dhe takimi bilateral mes dy delegacioneve.
Rama dhe Von der Leyen do të mbajnë pas takimit një konferencë për mediat, ndërkohë do të marrin pjesë edhe në Forumin e Investimeve midis Bashkimit Evropian (BE) dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Pas Shqipërisë, presidentja e KE-së do të vazhdojë turin e vizitave në vendet e rajonit.


